1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Evropa merr politikisht kurs të fortë djathtas

28 Qershor 2023

Gjermania po debaton për fitoren e partisë së djathtë AfD në nivel lokal në landin e Tyringjisë, por në të gjithë Evropën po fitojnë parti populiste të djathta ose ekstremisht të djathta.

https://p.dw.com/p/4T6RM
Kryeministri hungarez, Viktor Orban ofroi modelin për kthesën djathtas
Kryeministri hungarez, Viktor Orban ofroi modelin për kthesën djathtasFotografi: Dragan Maksimović/DW

Dukej sikur Spanja ishte bastioni i fundit në Europë i të majtëve, por edhe ai ra para një muaji. Në zgjedhjet komunale dhe rajonale në Spanjë qeveria e majtë e Pedro Sanchez u ndëshkua me votë, si pasojë kryeministri spanjoll kërkoi zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Buzëqeshja e fituesve ka kaluar tani tek partia konservatore popullore, PP me imazhin e ri që jep Isabel Diaz Ayso nga Madridi që tallet me feminizmin, barazinë, mbrojtjen e pakicave, të drejtat e personave trans dhe mbrojtjen e klimës.

Isabel Diaz Ayso nga Partia Popullore dhe Jose Luis Martinez Almeida
Isabel Diaz Ayso nga Partia Popullore Jose Luis Martinez AlmeidaFotografi: JAVIER SORIANO/AFP

Por rritje po shënon edhe partia ekstremiste e djathtë Vox, që në shumë komuna dhe rajone autonome në të ardhmen pritet të bashkëqeverisë. Tek ata që e uruan partinë Vox jo rastësisht ndër të parët ka qenë Viktor Orban.

Hungari: "Idoli" Orban

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ofroi modelin për kthesën djathtas. Në prill të vitit të shkuar ai siguroi mandatin e katërt, megjithëse opozita ishte bashkuar dhe kishte menduar, se kishte shanse për ndërrrimin e pushtetit. Orban dhe partia e tij nacionale e djathtë, Fidesz sipas modelit rus shpallën "demokracinë joliberale". Tonet kundër të huajve janë pjesë normale e programit të qeverisë. Kundërshtimin e pandërprerë për të pranuar refugjatë, Orban e argumenton me atë, se hungarezët "nuk duan të bëhen një racë e përzier" dhe se vendet multikulturore europiane "nuk janë më kombe".

Franca: Le Pen  më e kujdesshme

Pas fitores së Orban ishte e para Marine Le Pen që e uroi kryeministrin hungarez. Partia e saj, "Rassemblement National" para një viti arriti në zgjedhjet parlamentare të 14-fishojë numrin e deputetëve.  Pa u lodhur Le Pen ndjek planin e saj të hyjë në Pallatin Élysée si presidente. Hapi tjetër që synon ajo është fitorja në zgjedhjet europiane në vitin 2024, gjë që nuk duket më e pamundur, sepse prej 10 vitesh shumë franceze e francezë votojnë tejet djathtas.

Marine le Pen dhe Viktor Orban
Marine le Pen dhe Viktor OrbanFotografi: Laszlo Balogh/AP/picture alliance

Itali: Meloni dhe Mussolini

Giorgia Meloni nuk kishte nevojë të priste kaq gjatë. Partia e saj radikale e djathtë dhe me rrënjë tek fashizmi "Fratelli d‘Italia"nga parti e parëndësishme arriti të ngjitet në elektorat dhe të vendosë Melonin në postin e kryeministres së Italisë. Në emblemën e partisë ende qëndron flaka me të gjelbër-të bardhë e të kuqe, që për të djathtët italianë simbolikisht qëndron për flakën e përjetshme në varrin e Musolinit. Dhe me që ra fjala..për Giorgia Melonin, Musolini "është një personalitet kompleks që duhet parë në kontekst", thotë Meloni, që karrierën e saj politike e filloi në organizatën e të rinjve neofashistë.

Giorgia Meloni e filloi karrierën në organizatën e të rinjve neofashistë
Giorgia Meloni e filloi karrierën në organizatën e të rinjve neofashistëFotografi: Alex Halada/IMAGO

Suedia: Populistët forca e dytë

Jimmie Åkesson, kreu i partisë populiste të djathtë, Demokratët Suedezë kaloi nëpër një rrugë të gjatë deri tek kthesa e fortë djathtas, pasi në fillimet e veta politike ai konsiderohej i moderuar. Sot, në stilin e Donald Trump ai "do të bëjë sërish të madheSuedinë". Në zgjedhjet parlamentare vitin e kaluar, partia Demokratët Suedezë, që u krijua në vitin 1988 nga ekstremistët e djathtë suedezë, u bë forca e dytë politike.

Jimmie Åkesson, kreu i partisë populiste të djathtë, Demokratët Suedezë
Jimmie Åkesson, kreu i partisë populiste të djathtë, Demokratët SuedezëFotografi: Maja Suslin/TT News Agency/AP Photo/picture alliance

Që atëherë kjo parti me politikën kundër migrantëve dhe islamit e vë rregullisht nën presion qeverinë e koalicionit të qendrës me të djathtët. Myslimanët për Åkesson janë "rreziku më i madh për Suedinë që nga Lufta e Dytë Botërore".

Finlanda: "Finlandezët first"

Populistët e djathtë kanë gjetur jehonë edhe në Finlandë- Në këtë vend partia "Finlandezët e vërtetë" ia doli në një koalicion me katër parti të futet në qeveri. Partia populiste siguroi shtatë poste, dhe kryetarja e saj, Riika Purra madje mori postin e ministres së Financave.

Populistët e djathtë kanë sukses edhe në Finlandë
Populistët e djathtë kanë sukses edhe në FinlandëFotografi: Shafi Musaddique/DW

Kjo politikane që më parë votonte për Të Gjelbrit do tani kthejë Finlandën "në rrugën e duhur", duke ndërruar edhe paradigmën e migracionit me vendosjen e kuotës deri në 500 migrantë.

Sllovaki: Neonazistët në parlament

Marian Kotleba në vitin 2022 u dënua me kusht për shkak "nxitjes së një ideologjie të rrezikshme për demokracinë"
Marian Kotleba në vitin 2022 u dënua me kusht për shkak "nxitjes së një ideologjie të rrezikshme për demokracinë"Fotografi: Marek Molnar/AA/picture alliance

Ndërkohë që Purra është shumë e butë krahasuar me Marian Kotleba, kreun e partisë neofashiste sllovake, L'SNS. Ky politikan që nxit urrejtjen kundër romëve, hebrenjve dhe homoseksualëve në vitin 2022 u dënua me kusht për shkak "nxitjes së një ideologjie të rrezikshme për demokracinë" dhe duhet të dorëzonte mandatin parlamentar. Por kjo nuk e pengoi suksesin e partisë së tij. Në zgjedhjet parlamentare në vitin 2020 partia sllovake arriti të marrë 17 vende në parlament. Nga zgjedhjet e parakohshme në shtator L'SNS pret madje të marrë më shumë deputetë.

Greqi: Kthesa masive djathtas

Në Greqi i fitoi zgjedhjet të dielën (25.06.) kryeministri konservator, Kyriakos Mitsotakis, por suksesi i partive ultra të djathta të bën të kuptosh, se Greqia ka marrë kthesë të fortë politike djathtas. Partia populiste greke,  "Elliniki Lysi", Zgjidhja Greke, partia ultranacionaliste dhe ultrafetare "Niki", Fitorja dhe partia "Spartanët", pasuese e partisë së ndaluar "Agimi i Artë" janë futur në parlament dhe së bashku zenë 13% të vendeve.

Kyriakos Mitsotakis
Kyriakos Mitsotakis Fotografi: Michalis Karagiannis/Eurokinissi/IMAGO

 

Një burrë i gjatë i hollë me flokë verdha dhe këmishë të zezë duke parë serioz në drejtim të kamerës
Oliver Pieper gazetar për politikën dhe shoqërinë gjermane, si dhe për çështjet e Amerikës së Jugut.