Gjermani: Si rregull celulari në orën e mësimit në Gjermani nuk nxirret nga çanta, por në kohën e pushimit sigurisht që shumë nxënës e përdorin. Tani në Gjermani diskutohet të ndalohet në masë të gjerë celulari në shkolla, si në Franca apo Itala. Por si mendojnë vetë nxënësit për këto plane?
Danimarkë: Në vitet 60- e 70-të vajzat gronlandeze u detyruan nga autoritetet daneze të vendosnin spirale. Grënlandezët thonë, se kjo u bë për të ulur numrin e popullsisë indigjene. Shumë prej tyre vuajtën në jetë nga dhimbjet dhe infertiliteti. Skandali u zbulua në vitin 2022. Të prekurit kanë ngritur padi tani kundër shtetit danez.
Turqi: Partia qeverisëse në Turqi planifikon me një ligj vrasjen masive të qenve të rrugës, sepse ata rrezikojnë fëmijët dhe pleqtë. Vërtet që qentë e rrugës në Stamboll e qytete të tjera të mëdha përbëjnë problem, por kundër këtij ligji ka reagime të forta si në Turqi edhe jashtë saj. Aktivistët janë optimistë se ligji mund të mënjanohet.
Hungari: Torta Flëdni është po kaq hungareze sa edhe gulashi pikant. Por shumë pak vetë e dinë, se kjo tortë është shpikur nga hebrenjtë në Hungari. Prej shekujsh kultura hebraike dhe hungareze e kanë ndikuar njëra-tjetrën- tani një pjesë teatreale ka sjellë në skenë tortën dhe historinë e saj.