1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europeo

16 Maj 2024

Represionet ndaj mediave në Bjellorusi, konflikti Armeni-Azerbajxhan, protesta e nxënësve letonezë dhe thesari që dëshmon ndryshimin e klimës në Poloni...

https://p.dw.com/p/4fuQS

Europeo:

Bjellorusi: Gazetarët bjellorusë i ndjejnë prej vitesh represionet e regjimit të Aleksander Lukashenkos, edhe mediat ndërkombëtare kategorizohen si organizata ekstremiste dhe ndalohen. Në fund të prillit u ndalua edhe Deutsche Welle. Maria Savushkina e u detyrua të largohej nga vendi-por luftën kundër regjimit bjellorus ajo e vazhdon nga larg-me satirë politike.
 

Armenia dhe Azerbajxhani janë fqinjë me histori të gjatë konflikti. Tani Armenia është e gatshme të dorëzojë tek Azerbajxhani enklavat e kontrolluara prej tij. Këto janë zona gati të pabanuara, por megjithatë ata pak banorë që janë aty janë të zemëruar e kanë frikë se nga një luftë e re ata do të jenë viktimat e para.

Letoni: Kur nxënësit jetojnë në zona të largëta urbane një autobus apo një shkollë afër vendit të banimit merr një rëndësi tjetër. E kur ndodh që shkolla të mbyllet, atëherë një rrugë që duhet të bëhet përditë zgjatet merr kohë që i merret mësimit. Kjo po ndodh në Letoni, ku qeveria pas një reforme arsimore do të mbyllë shkollat më të vogla. Por nxënësit letonezë protestojnë, me një mënyrë krejt të veçantë.

Poloni: Zhurma e erës ndoshta është e vetmja zhurmë që dëgjohet në stacionin meteorologjik Shnyeshka në majat e maleve polake pranë republikës çeke. Regjistrimet e motit aty datojnë nga vitet 1880- një thesar të dhënash sot që përdoret nga studiuesit e klimës në mbarë botën e bën të qartë se sa ka ndryshuar klima në Europë.