1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europeo

1 Mars 2024

Lufta në Ukrainë vendos kishat ruse nën presion, do t'i vendosë inteligjenca artificiale luftërat e ardhshme, vitalitet në moshë të thyer... etj

https://p.dw.com/p/4d3Pr

Kishat në Rusi: Që kur Rusia nisi luftën kundër Ukrainës atmosfera e brendshme politike ruse ndryshoi. Kisha Ortodokse Ruse mbështet zyrtarisht të ashtuquajturin operacion special të Putinit. Klerikët që pozicionohen kundër luftës rrezikojnë në rastin më të keq lirinë - sipas motos "kush nuk është me ne është kundër nesh."

Robotët vrasës: Ajo që dukej si Science-ficton është tani realitet- dronë autonomë, robotë transporti etj - inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë edhe në luftën e Ukrainës. Por kjo inteligjencë nuk njeh mëshirë, vetëm programimin -si mund të pengohet që sistemet autonome të mos bëhen si kallashnikovët e sotëm?

Kisha si birrari: Katolike përballet me rënie të numrit të anëtarëve kudo në Europë, rënie të frekuentimit nga besimtarët dhe me sfida financiare. Në Belgjikë ndërkohë shumë vende kulti po përdoren me qëllim tjetër. Kisha Sint Jozef në Mechelen, afër Brukselit është kthyer në birrari.

Vitalitet në pension: Ta shijosh jetën deri në ditën e fundit - kjo është motoja e anëtareve të një klubi pensionistesh në Lisbonë - që besojnë se kreativiteti e ndryshon për mirë jetën -ato prodhojnë e shesin artikuj të punuar me dorë -dhe tregojnë se mund të jesh aktiv e plot vitalitet edhe në moshë të thyer.