1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europeo

22 Shkurt 2024

Testimi i javës katër ditore në Gjermani, biblioteka e modës, maskat veneciane në Shkodër, orët luksoze si kapital, etj

https://p.dw.com/p/4cjzF

Gjermani: E kush nuk do ta dëshironte...të punosh katër ditë në javë me rrogë të plotë- pyetja që shtrohet është nëse është e realizueshme? Studimet kanë treguar, se java e shkurtuar e punës i bën njërëzit më lumtur, ata kanë shëndet më të mirë dhe janë po aq produktivë - Edhe në Gjermani ka filluar testimi i javës katër ditore.

Shqipëri: Maskat tradicionale veneciane janë një ndër simbolet e qytetit më të vizituar në botë Venecias dhe jo vetëm në periudhën kulmore të karnaveleve -vato prodhohen mes të tjerash edhe në Shqipëri, e pikërisht në manufakturën e maskave të Edmond Angonit - artisti nga Shkodra prodhon maskat aty si punime me dore - çdo maskë është unikat.

Amsterdam: Industria e modës është ndër ndotësit më të mëdhenj të ambientit - jo vetëm kritikat për mallrat e prodhuara lirë që bëjnë xhiro rreth botës deri sa të mbërrijnë në Europë, edhe trendet e reja që shuhen sapo mbaron stina luajnë rolin e vet negativ. Në Amsterdam tani të pasionuarit pas modës mund të reduktojnë ndotjen përmes marrjes me qira të rrobave - një bibliotekë e modës.

Orët luksoze: Disa i duan si simbole për të treguar se kanë, disa i fshehin në kasaforta për t'i pasur si kapital - orët luksoze shihen sot si mundësi investimi, qofshin të përdorura apo të reja - e megjithë inflacionin dhe krizën energjitike janë gjithmonë të kërkuara. Për ekzemplarë unikë shumë vetë janë gati të boshatisin kuletën.