1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europeo: Njeriu kibernetik, tradita shekullore e qelqit në Çeki, aventurë me Zastava 101 dhe Krishtlindjet...

21 Dhjetor 2023

Në Europeo kësaj here, Manel de Aguas rrëfen për jetën e tij si transspecie, Barbora Kulhava për traditën çeke të përpunimit të qelqit, Dshodshe për aventurën 13.000 km nëpër Europë dhe kuzhinierët për ushqimet e festës së krishtlindjeve.

https://p.dw.com/p/4aQp4

Njeriu kibernetik: Tingëllon e pazakontë dhe ashtu është vërtet, kur njeriu shndërrohet në një transspecie -pra një përzierje mes homo sapiens dhe teknologjisë. Spanjolli, Manel de Aguas është një person i tillë -me një instalim kibernetik në kokë. Megjithatë Maneli bën një jetë tërësisht normale, megjithë përvojën e kiborgut. 

Prodhimi i perlave të qelqit në Çeki: Çekia është prej kohësh një nga eksportueset më të mëdha të qelqit në Europë. Deri më sot aty jeton zejtaria e përpunimit tradicional të qelqit, arti i prodhimit të bizhuterive, perlave të qelqit dhe dekorimeve për krishtlindje. Ponikla është i vetmi vend në botë, ku ende prodhohen zbukurime krishtlindjesh tradicionalisht nga perlat e qelqit, një traditë për të cilën punon manufaktura Rautis.

Aventurë në Europë: Kush e do sot të ngasë një makinë që është 30 vjet e vjetër, nuk ka asnjë lloj teknologjie kompjuterike në bord dhe as asistencë për timonin? Dshordshe Aleksic nga Serbia e provoi këtë me një makinë Zastava për një udhëtim nëpër Europë...Nuk ishte e lehtë, rrëfen ai, 45 ditë me një makinë të tillë me mikun e tij. Makina mbijetoi, miqësia e tij jo.

Ushqime tradicionale për Krishtlinje: Ditët e festës së krishtlindjeve janë ditë kur tavolinat janë plot me ushqimet më të mira, por traditta janë të ndryshme nga vendi në vend. Në Gjermani preferohet pata e pjekur, në Britaninë e Madhe gjeli i pjekur...nga një gamë e pafund kulinarie për krishtlindjet zgjodhëm tre receta...të shijshme, sigurisht për ata që preferojnë ushqimin e pjekur.