1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europeo: Lufta kundër disinformimit, problemet me subvencionet agrare në Serbi, gjobat e parkimit nga skanuesit, etj

11 Janar 2024

Në Europeo mund të ndiqni reportazhe mbi luftën kundër disinformimit, vështirësitë e fermerëve serbë, automjetet skanues për parkimin në Bruksel dhe pse Bolonja nuk porosit spageti bolonjeze...

https://p.dw.com/p/4b77e

Në Europeo mund të ndiqni reportazhe mbi luftën kundër disinformimit. Luftërat nuk zhvillohen vetëm me armë. Disinformimi dhe propaganda janë armë të tjera që përdoren, e kjo vihet re edhe në luftën e Ukrainës, ku Rusia menjëherë filloi një fushatë të madhe disinformuese. Edhe BE ka qenë shpesh në fokus të luftës propagandistike ruse. Por prej dy vitesh bashkësia e shteteve europiane po mbrohet me një strategji të re.

Reportazh për vështirësitë e fermerëve serbë: Fermerët shpesh janë të varur nga subvencionet shtetërore për të përballuar kostot. Në Gjermani psh fermerët janë ngritur në këmbë kundër shkurtimit të tyre. Por si ia bëjnë fermerët në Serbi, ku subvencionet për bujqësinë jo vetëm janë të pakta, por edhe kur ekzistojnë, livrohen me shumë vonesë. Ivan Kostic kritikon burokracinë serbe që dëmton bujqësinë.

Reportazh nga Brukseli mbi automjetet skanues: Në Gjermani ende punonjësit e bashkisë i zbulojnë me këmbë automjetet që parkojnë aty nuk duhet. Në shumë qytete të tjera europiane ndërkohë ka kohë që janë në përdorim automjetet skanuese të teknologjisë së lartë që zbulojnë shkelësit e rregullave. Edhe në Bruksel.

Reportazh nga Bolonja: Spagheti bolognese është një specialitet shumë i njohur në të gjithë botën, po origjinën e ka diku në afërsi të Bolonjës. Por pikërisht në Bolonja askush nuk do ta porosiste atë si në qytete të tjera -sepse salca me mish të grirë, ragu- në italisht shoqërohet me taghliatelle e jo me spageti si në vende të tjera...po si përgatitet salca tipike bolonjeze?