Europa një minutë heshtje
16 Nëntor 2015Reklamë
Në Europë (16.11) në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje në përkujtim të viktimve të sulmeve terroriste të premten e kaluar (13.11) në Paris. Kryetarët e shteteve dhe qeverive të vendeve të BE-së në një deklaratë të përbashkët kanë ftuar që në orën 12:00 në Europë qytetaret e qytetarët të marrin pjesë në një minutë heshtje. E mira është më e fortë se e keqja, thuhet në deklaratën e fundjavës. Shtetet theksojnë në të, se do të bëjnë gjithçka të nevojshme, për të luftuar ekstremizmin, terrorizmin dhe urrejtjen.