Europa e krishterë duhet t´ia shtrijë dorën Turqisë
18 Qershor 2004Vendët e vjetra dhe të reja anëtare të BE po hamenden edhe më tej rreth vendimit që do të përcaktonte në fund të vitit një datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë në BE. Në anë tjetër në Organizatën Konferenca Islamike duket se më nuk ka problem për të pranuar Turqinë e orientuar drejt Perëndimit dhe në planin kulturor drejt Europës si një model koegzistues midis Islamit dhe demokracisë moderne.
Zgjedhja e një shkencëtari turk për sekretar të ri të Organizatës Konferenca Islamike është një sinjal i rëndësishëm për gatishmërinë e 57 vendeve anëtare të kësaj Konference për dialog me Europën. Shtetet islamike në çdo rast kanë vepruar më shpejt se europianët për t´a pranuar Turqinë si një vend dinjëtoz dhe i besueshëm. Në momentin aktual Europa pjesërisht vazhdon t´a refuzojë Turqinë për arsye religjioze dhe kulturore, duke vënë nën hije gatishmërinë e proklamuar disa herë për dialog me vendet që kanë kultura dhe relegjion tjetër.
Sekretari i ri Organizatës Konferenca Islamike Ekmeledin Isanoglu është drejtor i Qendrës Hulumtuese të historisë, artit dhe kulturës islame dhe me 1. janar do ta marrë postin për të cilin është nominuar, e që e mban një marokan. Përfaqësuesit e 57 vendeve anëtare të Konferencës Islamike në raundin e parë të zgjedhjeve nuk i dhanë dy të tretat e votave, mirëpo kundërkandidatët e Isanoglus nga Bangladeshi dhe Malajzia hoqën dorë dhe i hapën rrugë vendimit të drejtë të organizatës, e cila ka anëtarë jo vetëm nga Azia dhe Afrika, por edhe nga Europa dhe Amerika latine.
Edhe pse pjesa më e madhe vendeve anëtare të Konfernecës Islamike për shkak të mosbesimit të rrënjosur historikisht i kanë qëndruar në distancë Turqisë, tani erdhën në përfundim se dialogu mes kulturave dhe relegjioneve nuk është monopol vetëm i europianëve. Pikërisht urat e këtij dialogu bien përmes Turqisë dhe i japin asaj një peshë tjetër të re.
Turqia është pasuese e Perandorisë Osmane, e cila për katër shekuj me rradhë ka sunduar botën islame. Kjo perandori kishte synuar edhe Europën. U zhvilluan luftra, pushtime, rrethime, ripushtime...
E pajisur me këto përvoja, turqit që nga themelimi i Republikës së tyre para 81 vitesh, definuan qartë qëllimet e tyre: Ata deshën të ishin dhe të mbeten pjesë përbërëse e Europës. Ata zëvendësuan alfabetin arab me atë latin. Hoqën sistemin e kalifatit dhe aplikuan të Drejtën civile, Ligjin penal dhe atë të tregëtisë të kombeve europiane. Gruas iu dha një vlerë tjetër në shoqëri dhe e drejta e zgjedhjes. Relegjioni u la si çështje e sferës private, duke i lëshuar vendin shtetit laik. Turqia u bë anëtar i NATO-s në vitin 1952. Në vitin 1987 bëri kërkesën për antarësim në BE dhe ishte vendi i parë me popullsi islame, i cili njohu shtetin e Izraelit.
Bota islame dha një mesazh të rëndësishëm atë të gatishmërisë për dialog me Europën dhe për luftë të përbashkët kundër fundamentalizmit dhe terrorizmit ndërkombëtar. Turqisë iu besua roli i ambasadorit, por tani është radha tek europianët që këtij mesazhi t´i përgjigjen pozitivisht dhe të pranojnë anëtarësimin e Turqisë në BE.
Bota islame u tregua e matur, sepse deri më tani ajo kishte qëndrim refuzues ndaj Turqisë me arsyetimin se ishte properendimore, dekadente dhe si e tillë e papranueshme për botën islame.
Dhe tani është radha që Europa e krishterë të pranojë se dialogu me botën islame nuk është fjalë goje. Dhe në këtë rast askush më mirë se Turqia nuk mund t´a luajë rolin integrues në këto rrjedha.