Erler:Gjermania mund të rrisë kontigjentin në Afganistan
17 Gusht 2007Reklamë
Edhe pas vdekjes së tre policëve gjermanë në Afganistan, qeveria federale ka dalë në përfundimin e mospërjashtimit të një rritjeje të kontigjentit të Bundesvehrit atje. Ministri i shtetit në ministrinë e jashtme gjermane, Gernot Erler tha për gazetën "Berlinerzeitung" se ka mendime të tilla për këtë në kabinet. Por, sipas tij, do të rishikohet edhe një herë, nëse gjatë kësaj kohe do të mund të përgatiten më shumë forca afgane të sigurisë. Kërkesën për një ndërrim të strategjisë në Afganistan, Erler e hodhi poshtë.