Ende nuk ka operacion të forcave afgane dhe trupave ndërkombëtare për lirimin e pengjeve koreanojugorë
22 Korrik 2007Ndryshe nga njoftimet e mëparshme forcat ushtarake afgane dhe trupat ndërkombëtare nuk kanë ndërmarrë ende ndonjë operacion ushtarak për lirimin e 23 shtetasve koreanojugorë, të cilët ndodhen në duart e talebanëve. Ministria e Mbrojtjes në Kabul njoftoi se lajmi i mëparshëm për fillimin e operacionit kishte qenë i gabuar dhe qe shkaktuar prej një defekti në kompjuter. Një zedhënës i talebanëve kërcënoi me vrasjen e 23 pengjeve, në mesin e të cilëve gjendjen edhe 15 gra, nëse deri të djelën në mbrëmje qeveria në Kabul nuk i liron 23 të burgosur talebanë. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, ka shprehur shqetësimin e tij për rastet e fundit të të huajve të marrë peng në Afganistan. Një delegacion i qeverisë së Koresë së Jugut ka arritur ndërkohë në Kabul për të gjetur një zgjidhje të krizës së pengjeve.