Ekzekutohet koreano-jugori në Afganistan
26 Korrik 2007Reklamë
Talebanët ekstremistë në Afganistan kanë ekzekutuar një prej 23 pengjeve koreano-jugore. Lajmi u konfirmua edhe nga qeveria në Seul. Policia kumtoi se në provincën Gasni është gjetur gjetur kufoma e një njeriu të qëlluar me plumba në kokë, në gjoks dhe në bark. Një përfaqësues i talebanëve kumtoi më parë se pengu është vrarë për shkak të mos plotësimit të kërkesave të tyre.