1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ekonomistët presin rritje të moderuar të ekonomisë gjermane

10 Nëntor 2023

Në raportin e tyre vjetor, ekspertët e ekonomisë gjermane vlerësojnë se ekonomia gjermane do të rritet sërish në vitin 2024. Por kjo rritje do të jetë e moderuar, me 0.7 për qind.

https://p.dw.com/p/4YZxS
Deutschland | Wirtschaftsweise aktualisieren Konjunkturprognose
Fotografi: Bernd von Jutrczenka/dpa/picture alliance

Kur bëhet fjalë për vlerësimin e situatës aktuale, grupi i ekspertëve të shquar të ekonomisë janë plotësisht në një mendje me studiuesit e ekonomisë dhe qeverinë federale gjermane: Këtë vit, ekonomia gjermane pritet të tkurret me 0.4 për qind për shkak të krizës energjetike dhe inflacionit.

Për vitin e ardhshëm, megjithatë, pesë anëtarët e Këshillit të Ekspertëve janë dukshëm më të rezervuar se të tjerët: ata parashikojnë një rritje vetëm prej 0.7 përqind - në vend të 1.3 përqind si qeveria federale. Arsyeja për këtë sipas tyre është një dobësi bazë në rritjen e ekonomisë gjermane. Ekonomistët i referohen në veçanti rënies së investimeve si dhe plakjes së shoqërisë, gjë që rezulton në uljen e volumit të punës.

Shpenzimet e konsumatorit privat në Gjermani

Sipas raportit, shpenzimet e konsumatorit privat në Gjermani në veçanti pritet të rriten në vitin e ardhshëm "në funksion të rritjes së të ardhurave reale". Situata ekonomike globale gjithashtu duhet të përmirësohet disi sërish pas një mjedisi të jashtëm ekonomik "shumë të zymtë" për Gjermaninë në vitin 2023. Për shkak të rritjes së ulët të pritshme të ekonomisë kineze, ekspertët megjithatë parashikojnë një rënie të rritjes së PBB-së globale në 0,5 pikë. 2.2%, në 2024. Kjo shifër është më e ulët se mesatarja e viteve 2010, shkruajnë ata.

Këshilli ekspertëve të ekonomisë i dorëzojnë kancelarit Scholz raportin e tyre - foto në grup duke mbajtur raportin para kamerave
Këshilli ekspertëve të ekonomisë i dorëzojnë kancelarit Scholz raportin e tyreFotografi: Kay Nietfeld/dpa/picture alliance

Sipas vlerësimeve të Këshillit të Ekspertëve, inflacioni në Gjermani do të jetë mesatarisht 6.1% këtë vit. Deri në vitin 2024, ekspertët presin që norma e inflacionit pothuajse të normalizohet në 2.6%.

Propozime për rigjallërimin e ekonomisë

Për të stimuluar inovacionin dhe investimet, politikbërësit duhet të zhvillojnë më tej tregjet e kapitalit dhe në veçanti të inkurajojnë financimin e kompanive të reja. Përveç kësaj, ekonomistët këmbëngulin për një reformë të sigurimit të pensionit. Mosha e daljes në pension duhet të lidhet me jetëgjatësinë dhe gradualisht të rritet në rreth 69 vjeç. Por kjo të bëhet gjatë një periudhe prej rreth 40 vjetësh.

Kur mori në dorëzim ekspertizën, kancelari Olaf Scholz iu referua masave për përshpejtimin e procedurave të planifikimit dhe të dhënies së lejeve. Kjo, tha ai, do të ndihmojë në kapërcimin e vështirësive në rritjen ekonomike.

 

aud (dpa)