1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ekonomia kineze ia kalon asaj japoneze

17 Gusht 2010

Qeveria e Kinës ka relativizuar shifrat e zhvillimit ekonomik të vendit. Fuqia ekonomike e Kinës mbetet ende si më parë në nivelin e një vendi në zhvillim, tha një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë në Pekin.

https://p.dw.com/p/OpOL
Kina ende vend në zhvillim
Kina ende vend në zhvillimFotografi: AP

Në këtë kontekst duhet parë jo vetëm zhvillimi i përgjithshëm, por duhet marrë parasysh për shembull edhe prodhimi i brendshëm bruto për frymë. Në Kinë kjo është 3.800 dollarë, ndërsa në Japoni dhjetë herë më e lartë. Rreth 150 milionë nga 1,3 miliardë kinezë jetojnë, sipas OKB-së edhe më tej në varfëri të skajshme.

Ekonomia kineze tejkaloi atë japoneze në tremujorin e dytë të vitit. Ekspertët mendojnë se ekonomia e Republikës së Kinës do t`ia kalojë këtë vit përfundimisht asaj të Japonisë. (dw/mck)