1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ekonomia greke në udhëkryq

17 Tetor 2016

Të hënën duhet të fillojë kontrolli i dytë i programit të reformave në Greqi. Janë bërë disa gjëra, por ka dhe shumë probleme.

https://p.dw.com/p/2RHjB
Alexis Tsipras bei der heutigen Parlamentwahl in Griechenland
Fotografi: picture alliance/AP Photo/P. Giannakouris

Pas negociatave është para negociatave: ende pa përfunduar mirë kontrolli i parë i zbatimit të reformave nga kredidhënësit ndërkombëtarë, duhet të fillojnë kontrollet e reja. Prej vitit 2010 po vazhdon programi i reformave i ndërlidhur me ndihmat për Greqinë në vlerë prej 86 miliardë Eruo. Në kuadër të evaluacionit të parë, prej shkurtit janë dhënë 11 miliardë Euro, të ndërlidhura me reforma. Ndërsa në varësi prej tyre duhet të jepen edhe pjesë të tjera të kredive. Kontrolli i dytë nuk është i lehtë: për të marrë kredi të tjera, Greqia duhet të bëj reformën e tregut të punës, që përbëhet nga rregulla të rrepta për mbulimin e kredive dhe planin e financimit deri në vitin 2020. Kreditorët do të kontrollojnë 33 projekte reformash.

Griechenland Euro in der Krise Athen Griechenland Akropolis
Fotografi: AP

Deri tani Greqia ka pasur shpesh probleme serioze me reforma. Por tani qeveria duhet të bëj hapa të përshpejtuar, sepse deri me 5 dhjetor kërkohet që reformat të përfundojnë, thuhet në Athinë. Panagiotis Petrakis, ekspert i ekonomisë në Athinë është skeptik. Madje edhe sikur qeveria në Athinë t'i bëj të gjitha si duhet, afatet kohore janë shumë të ngushta, thotë ai për DW. Ai thotë se sikur planet edhe të funksionojnë, Greqisë i duhet që të bëjë planin financiar për periudhën deri në vitin 2020 dhe të hartojë planet konkrete për buxhetin. Vetëm në këtë mënyrë mund të sigurohen më shumë të hyra sesa të dalura dhe të fillojë financimi i borxheve. Por disa vende të BE-së duan të pengojnë këto plane.

Grindjet rreth rolit të FMN-së

Shumë i rëndësishëm këtu është edhe roli i Fondit Monetar Ndërkombëtar, rreth të cilit ka shumë grindje. FMN mendon se borxhet greke janë të pa qendrueshme. Ai kërkon që Greqia të jetë pjesë e financimeve të programit të shpëtimit. Disa vende të BE-së, ndër to edhe Gjermania, kanë kundërshtuar kërkesat për faljen e disa borxheve të Greqisë. Kryeministri Alexis Tsipras thotë se krahas kontrolleve për vlerësimin e ekonomisë greke, duhet të ndërmirren edhe masa për faljen e borxheve. Ndërkohë që Greqia duhet të anëtarësohet edhe në programet e Bankës Qendrore Evropiane. Tsipras tha se së pari duhet të kryehen detyrat e shtëpisë, e më pas do të shohim. Por kritikat kundër Berlinit nuk mund të pranohen. Për rolin e sakt të FMN ende nuk dihet sakt.

Symbolbild Griechenland Schuldenkrise Reformen
Fotografi: Reuters/A. Konstantinidis

Por është shumë me rëndësi që FMN të mbetet në bord, jo vetëm për shkak të Greqisë, thotë analisti Nikos Filippidis në TV-Skai. Athina ka parashikuar që në vitin 2017 të rikthehet në tregje. Më së largu atëherë parashikohet një rritje ekonomike prej 2,5'%, premton Tsipras. Profesori Petrakis thotë se kjo pronozë nuk është e sigurt.

Pika më e rëndësishme - reforma e tregut të punës

Për Athinën pjesëmarrja e FMN në programin e shpëtimit i ka edhe anët negative. Sepse askush tjetër nuk insiston kaq shumë në reformat e tregut të punës, në radhë të parë sa i përket mbrotjes së punëtorëve nga largimi prej punës dhe dinamikës së re në treg. Për zgjedhësit majtistë të qeverisë, receptet "neoliberale" janë linja e kuqe" e reformave. Ministri  i Punës, Jorgos Katrougalos po përpiqet të fitojë kohë. Ai po pret së pari një vendim të Gjykatës Evropiane për mbrotjen e punëtorëve, për të miratuar reformën e tregut të punës. Ekonomisti Petrakis thotë se edhe kjo është një dëshmi se Athina po përpiqet të ngadalsojë reformat, sepse nuk dihet nëse Gjykata do të marr vendim deri në fund të këtij viti.