1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

E drejta e azilit e BE vlen ende për Britaninë e Madhe

23 Janar 2019

Deri në Brexit Britania e Madhe do të jetë pjesë e BE dhe do të mbetet me këtë pjesë e politikës së përbashkët të azilit. Tingëllon e natyrshme, por këtë e konfirmoi zyrtarisht Gjykata Evropiane e Drejtësisë.

https://p.dw.com/p/3C3cn
Luxemburg Europäischer Gerichtshof
Fotografi: picture-alliance/dpa/G. Vanden Wijngaert

Të gjitha dispozitat e BE do të jenë në fuqi deri në kryerjen e daljes. Këtë nuk e ndryshon as kërkesa për dalje nga BE e Mbretërisë së Bashkuar, e paraqitur që më 2017. Në këtë përfundim arrin Gjykata Evropiane e Drejtësisë në Luksemburg (Çështja juridike C-661/17).

Gjykatësve iu desh ta trajtonin këtë problematike në një mosmarrëveshje për kompetenca midis Irlandës së Veriut dhe Britanisë së Madhe për dy azilkërkues dhe fëmijën e tyre. Çifti kishte kryer studimet në Britaninë e Madhe. Kur mbaruan vizat e tyre, ata kërkuan azil në Irlandë.

Vlen"Dublin III"

Autoritetet irlandeze tërhoqën vëmendjen në të ashtuquajturën Direktivë-Dublin-III, me të cilën BE rregullon ndarjen e kërkesave për azil. Sipas kësaj, kompetente për familjen e vogël është Britania e Madhe. Për shkak të Brexitit të planifikuar, personat e prekur donin që kërkesat e tyre të shqyrtoheshin në Irlandë. Gjykata e Lartë në Irlandë i kërkoi paraprakisht sqarim Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për rrethanën se cilat janë pasojat e procedurës së Brexitit për sistemin e azilit.

Gjykatësit kujtuan raste të tjera vendimesh gjyqësore, në bazë të të cilave kërkesa britanike nuk ka efekt mbi përdorimin e së drejtës së BE. Por Irlanda mund ta merrte përsipër vullnetarisht procedurën e azilit.