1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

E ardhmja e NATO-s dhe konferenca e sigurisë në Mynih

8 Shkurt 2008

Takimi i ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Vilna si dhe konferenca ndërkombëtare e sigurisë që zhvillon punimet në Mynih është një ndër temat e komenteve në shtypin e ditës.

https://p.dw.com/p/D4kc
Kuartieri qendror i NATO-s ne BrukselFotografi: AP

Gazeta "Münchner Merkur" komenton: "Kush mendon, se pas shpërbërjes së Traktatit të Varshavës NATO-ja është vetëm një relik i së shkuarës, duhet t´i verë gishtin kokës dhe të mendojë, se kush do t´i tregojë kufirin Rusisë apo kush do të shuajë vatrat e zjarrit në Ballkan."


"Main Post" shtron pyetjen: "Në thelb prej kohësh shtrohet një çështje thelbësore: Çfarë roli do dhe mund të luajnë në të ardhmen SHBA që vazhdojnë të jenë promotorri i NATO-s?"


Ndërsa për komentatorin e "Nürnberger Nachrichten" sa i përket Afganistanit NATO-ja ndodhet në qorrsokak: "Pa një nismë të re dhe gjithëpërfshirëse politike, që të mbulojë të gjithë rajonin, aleanca nuk mund të dalë prej këtij qorrsokaku. Me Bushin kjo nuk arrihet. Por pasrdhësja ose pasardhësi i tij duhet që bashkë me aleatët evropianë të japin një përgjigje. Afganistani nuk mund të stabilizohet pa pjesëmarrjen e vendeve fqinjë, duke përfshirë edhe Iranin, si dhe pa marrë në konsideratë strukturat e fiseve që janë zhvilluar brenda vendit. Shumë kohë nuk mbetet. Nëse talibanët infiltrojnë në Pakistan dhe ky vend shkatërrohet, atëherë këtë skaj të botës e kërcënon një kaos, që e tejkalon imagjinatën tonë."