1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rrëzim i papritur i helikopterit

27 Korrik 2017

Shkaku i rrëzimit të një helikopteri të ushtrisë gjermane në Mali është ende krejtësisht i paqartë. Dy ushtarët në bordin e helikopterit humbën jetën.

https://p.dw.com/p/2hDud
Kampfhubschrauber Tiger - Truppenübungsplatz in Munster
Fotografi: picture alliance/dpa/M. Gambarini

Nuk duket se shkaku i rrëzimit të helikopterit ushtarak ka qenë ndonjë goditje, po defekt teknik. Hetimet për këtë incident po vazhdojnë. Piloti i një helikopteri tjetër ushtarak që po fluturonte pranë helikopterit të rrëzuar, tha se "helikopteri ishte rrëzuar papritur dhe kishte rënë me shpejtësi drejt tokës, pa pasur mundësi as që të jepte sinjalin e alarmit."

Ministrja e Mbrojtjes Ursula von der Leyen u shprehu familjeve të ushtarakëve që humbën jetë ngushëllimet. Në lidhje me incidentin ajo tha se shkaku i rrëzimit të helikopterit do të shqyrtohet me kujdes.

Bundesverteidigungsministerin Ursula von der Leyen zu Hubschrauberabsturz in Mali
Ursula von der LeyenFotografi: picture alliance/dpa/B. Pedersen

Edhe Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier reagoi me dhimbje të madhe për vdekjen e dy ushtarakëve gjatë rrëzimit të e helikopterit në Mali.

Në Mali janë të stacionuar 875 ushtarë gjermanë. Misioni i OKB-së në Mali, Minusma, konsiderohet si misioni më i rrezikshëm në të cilin po merr pjesë Bundeswehri. Në Mali janë dërguar katër helikopterë ushtarakë të tipot Tiger, si dhe katër helikopterë transporti NH90.

Probleme me helikopterët Tiger

Sipas një njoftimi paraprak të misionit Minusma shkak i rrëzimit të helikopterit duhet të ketë qenë një defekt teknik. Nëse konfirmohet kjo ministrja von der Leyen mund të vihet nën presion politik, sepse ajo vazhdimisht është shprehur për rëndësinë e pajisjeve më të mira për ushtarët. Sipas një raport të brendshëm të komandës së ushtrisë gjermane, prej të cilit citon revista "Der Spiegel" ky helikopter ka probleme me sigurinë dhe për këtë ka gjithnjë e më pak ushtarakë që janë të gatshëm të fluturojnë me të. Pilotët që fluturojnë e kanë të vështirë të përballojë me kalimin e kohës ngarkesën e lartë, thuhet në raport.

Mali - Kampfhubschrauber Tiger in Gao
Fotografi: picture-alliance/Bundeswehr/M. Tessensohn

Rezerva ka pasur edhe në lidhje me përdorimin e këtyre helikopterëve në kushtet e temperaturave të nxehëta të Afrikës Perëndimore. Inspektori i ushtrisë, kishte nëshkruar një përjashtim për përdorimin e këtyre helikopterëve në temperatura të larta. Kufiri maksimal i temperaturës së lejueshme për fluturimin e këtyre helikopterëve është 43.26 gradë Celsius. Kjo vlerë maksimale e cila llogaritet në varësi të presionit të ajrit dhe të lartësisë, u ngrit për përdorimin në Mali me pesë gradë.