Drogat legale alarmojnë OKB-në
12 Prill 2012Edhe në Vjenë, ashtu si në pjesën më të madhe të qyteteve perëndimore muzika, klubet dhe diskot bashkojnë shumë të rinj dhe drogërat bëhen pjesë e atmosferës. Përpara klubeve më të mëdha të Vjenës ngrihet një stendë ku shkruhet “Checkit” ose në shqip “Kontrolloje”. Para saj ka shumë klientë dhe Sophie Lachout është aty për t'i ndihmuar ata. „Ne e ngremë pothuajse gjithnjë këtu stendën. Klientët vijnë vendosin pilulat e tyre mbi peshore dhe pasi i kemi peshuar i fotografojmë. Klientëve i'u jepet një letër me shpjegime, ndërsa ne kemi një tjetër kampion.”
“Checkit” është një organizatë që zhvendos laboratorin e saj afër vendeve ku zhvillohen festivale apo para diskove të mëdha. Ato analizojnë drograt dhe iu thonë personave zotërues, nëse është e sigurtë për tu konsumuar apo jo. Duket sikur ndihmon zakonet e këqija të dikujt, por Rainer Schmid, një kimist dhe toksikolog, i cili themeloi “Checkit” thotë se nuk është ky qëllimi. „Ne vendosëm të bënim këtë gjë me qëllimin për të mësuar më shumë, por ishim të detyruar të dilnim hapur. Mënyra e vetme ishte të kishim kontakt të drejtpërdrejtë me përdoruesit në vendet ku ata shkonin. Gjithçka është e thjeshtë: të testojmë dhe tu kërkojmë drogën të rinjve vullnetarisht dhe në anonimitet.“
Ekipi i Rainer ka parë se si kanë ndryshuar drograt që përdorin të rinjtë. „Në mes të viteve '90 të rinjtë austriakë përdornin ekstazi që vinte nga perëndimi, kryesisht nga Britania. Ishte një drogë e re dhe asnjeri nuk i njihte mirë pasojat. Ishte diçka që të bënte të ndiheshe mirë dhe nuk konsiderohej e rrezikshme.”
Pas ekstazisë erdhi spice dhe më pas qindra substance të tjera, që vijnë amfetamina dhe kanibinoide sintetike. Ato nuk ishin të ndaluara dhe quheshin të ligjshme. Andreas Mayrhofer, drejton laboratorin që ka analizuar qindra lloje drogrash për llogari të Agjensisë Austriakë të Shëndetit dhe Ushqimit. “Deri pak më parë ka qenë shumë e lehtë të merrje këto drogra sepse shiteshin në dyqane të thjeshta. Ata shisnin lloje të ndryshme substancash, por në më pas klasifikuam ato që mund të ishin ilegale dhe u ndaluan me anë të një urdhri. Tani ata kanë gjetur kombinime të tjera dhe sot janë 65 drogra të lejueshme në Austri.”
Por ka rreziqe. Kombet e Bashkuar thonë se 50 përqind e drograve që shiten online janë të falsifikuara dhe cilësia e tyre është e pakontrolluar. Shitësit e drogës kanë pushtuar edhe internetin thotë Hamid Ghodse, President i Bordit Ndërkombëtar të Kontrollit të Narkotikëve. “Ata janë shumë të sofistikuar. Ata përdorin mediat sociale si facebook, youtoube dhe hapësirat e chatit. Të tërheqin atje dhe më pas të bindin për të blerë substancat e tyre ilegale.”
Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje qeverive të mbyllin faqet e farmacive online, por Rainer Schmid, i cili njeh mirë sjelljet e përdoruesve të rregullt të drogës thotë se një masë e tillë nuk do t'i ndalojë ata. ”Unë mendoj se kjo masë nuk do të jetë e efektshme sepse kemi të bëjmë me dy grupe njerëzish që kanë mjaft interaktivitet me njëri tjetrin dhe e është e vështirë që ata të humbin lidhjet. Përdoruesit do të gjejnë gjithmonë një mëyrë të re për të gjetur atë që kërkojnë.”
Austria ka miratuar së fundmi një ligj që dënon shitjen e qindra substancave, por jo posedimin e tyre. “Ligji është një hap mbrapa narkotikëve sepse nuk dënon përdoruesit, por kriminalizon trafikantët. Ata mund të dënohen deri në 10 vjet burg,” shprehet Ghodse.
Është ende shpejt të thuhet nëse ligji po funksionin, por ekipi i “Checkit” nuk ka ndërmend të tërhiqet nga misioni i tij. “Në fund është klienti ai që vendos, se çfarë do të bëjë me informacionin tonë. Por ka edhe nga ato raste që ne tregohemi shumë striktë dhe u këshillojmë të kenë kujdes sepse ajo që do konsumojmë është e rrezikshme, atëherë të rinjtë na kanë thënë mbajeni se nuk duam ta konsumojmë,” përfundon Schmidt.
Autor: Kerry Skyring/ Amarildo Topi
Redaktor: Esat Ahmeti