1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dora e fortё e drejtёsisё nё Rumani – Drangea nё burg

28 Maj 2019

I ashtuquajturi politikani mё i pushtetshёm i Rumanisё, Liviu Dragnea, u dёnua me tre vite e gjysmё burgim, sipas vendimit tё Gjykatёs sё Lartё.

https://p.dw.com/p/3JIgt
Rumänien Liviu Dragnea
Fotografi: picture-alliance/AP/V. Ghirda

I ashtuquajturi politikani mё i pushtetshёm i Rumanisё, Liviu Dragnea, u dёnua me tre vite e gjysmё burgim, sipas vendimit tё Gjykatёs sё Lartё.

Vendimi erdhi nё kohёn kur partia e Dragneas, PSD-ja pёsoi humbje tё mёdha gjatё zgjedhjeve pёr Parlamentin e BE.

Gjatё sё hёnёs (27.05) Gjykata e Lartё rumune dёnoi pёr korrupsion me 3 vite e gjysmё burgim liderin e Partisё Social-Demokrate, Liviu Dragnea.

Dragnea, 56 vjeҁ, apeloi nё vitin 2018 vendimin qё e shpallte fajtor, pasi u akuzua se duke shpёrdoruar pushtetin e tij kishte bёrё punёsim tё rremё pёr dy gra tё cilat nё atё kohё punonin pёr PSD-nё.

Arresti pёrmbarimi duhej tё vepronte brenda 24 orёve nga dhёnia e vendimit tё Gjykatёs sё Lartё, ndaj Drangea u morr prej policisё.

Sipas prokurorёve, Dragnea kish nderhyrё nga viti 2008-2010, kur ishte zyrtar i qeverisё, qё tё mbante tё punёsuara gratё e partisё sё tij nё listёn e pagave tё Agjencisё sё Mirёqeniёs sё Familjes. Gratё e pranuan qё punonin pёr partinё ndёrkohё, qё pёrfitonin nga paga e agjencisё publike.

Ai u ndalua menjёherё sё ushtruari detyrёn e tij si kryeministёr nga njё precedent i mёparshёm pёr manipulimin e votave, por konsidrohej lideri de facto i shtetit dhe fuqia e vёrtetё qё qёndronte pas kryeministrit Viorica Dancila.

Njё disfatё e tretё

Vendimi i dёnimit erdhi nё kulmin e disfatёs qё pёsoi partia e Dragneas nё zgjedhjet e Parlamentit Europian. Partia Social-Demokrate doli e dyta pas kundёrshtarёve opozitarё, Partisё Nacional-Liberale, duke mbledhur vetam 23.4% tё votave, njё rёnie prej 14.2% nga zgjedhjet e vitit 2014.

Krahas kёsaj, njё referendum mbi reformat gjyqёsore tё diskutueshme tё qeverisё - tё cilat u mbajtёn paralelisht me zgjedhjet nё BE - fitoi mbёshtetjen e 80% tё votuesve gjatё sё dielёs (26.05). Referendumi, njё pёrpjekje e presidentit Klaus Iohannis pёr bllokimin e reformave, nuk ёshtё ligjёrisht i detyrueshёm; por njё mbёshtetje e madhe pёr nismёn qё i dha goditje Dancilёs.

Reformat gjyqёsore tё kryeministrit rumun shihen gjerёsisht si njё zhbёrje tё masave anti-korrupsion, tё kopsitura pёr tё mbajtur Dragnean dhe politikanёt e tjerё tё korruptuar larg qelisё sё burgut.

 

kw,dv/ng (AP, AFP, Reuters)