1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Donald Tusk: Konfliktet dhe urrejtja mund të ndizen lehtë

30 Prill 2018

Për shkak të populizmit në rritje Presidenti i Këshillit të BE-së Donald Tusk flet në bisedë me DW rreth konflikteve dhe urrejtjes dhe kërkon më tepër respekt dhe tolerancë.

https://p.dw.com/p/2wusx
Luxemburg - Donald Tusk bei Pressekonferenz zum post-Brexit in Sennigen
Fotografi: Getty Images/AFP/E. Dunand

DW: Pak ditë më parë keni vizituar vendet e Ballkanit Perëndimor. Me ç'përshtypje po ktheheni?

Donald Tusk: Jam shumë i impresionuar nga ato që kam dëgjuar nga kryeministrat, presidentët, por edhe qytetarët e zakonshëm në të gjitha kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Kujtimet e konflikteve, dhe pasiguria, janë ende shumë të pranishme. Unë sjell me vete këtë amanet: ne duhet ta kemi gjithmonë parasysh se konfliktet dhe urrejtjet mes njerëzve - në rastim më të shpeshtë pas asnjë lloj arsyeje - mund të ngjallen shumë lehtë. Nxitja e një atmosfere të mirë dhe e pajtimit, veçanërisht në një rajon që ka vuajtuar kaq shumë si Ballkani Perëndimor, kërkon jashtëzakonisht shumë vullnet të mirë dhe këmbëngulje. Unë do ta kërkoj një gjë të tillë tek të gjithë.

Aachen -  Polonicus Preis: der europäischen Polonia - Basil Kerski (l.) und Donald Tusk
Donald Tusk gjatë ceremonisë për dorëzimin e çmimit Karl në Aachen (28.04.2018)Fotografi: DW/A. Jarecka

DW: Gjatë ceremonisë për dorëzimin e çmimit Karl në Aachen, ju keni thatëqë herë pas here ju bie të takoheni me "somnambulë politikë", të cilët, ashtu si 100 vjet më parë, kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore, janë gati të nxisin konflikte politike. Aktualisht në shumë vende kemi të bëjmë me valën e populizmit. Çfarë duhet bërë për t'iu kundërvënë kësaj?

Donald Tusk: Para së gjithash, ne nuk duhet të vëmë në dyshim ato për të cilat ne polakët ëndërronim në Dancig në gusht të vitit 1980. Në atë kohë njerëzit u angazhuan me guxim dhe vazhdimësi për liri, respekt të ndërsjellë, tolerancë, dinjitetin e punës. Kjo nuk ka ndryshuar. Por duhet të jemi të vetëdijshëm, se e mira mund të zhbëhet shumë shpejt. Po edhe e keqja është e kapërcueshme dhe kjo duhet t'u japë njerëzve besimin për mundësitë e tyre.

DW: Ju keni thënë gjithashtu se posti i Presidentit të Këshillit Evropian nuk është "destinacioni juaj përfundimtar". A nuk është ky kulmi i karrierës suaj politike?

Donald Tusk: Kur thashë se Brukseli nuk është "destinacioni im i fundit", e kisha fjalën vetëm se nuk dua të vdes në Bruksel. Vendi im është diku tjetër - në Gdansk, Sopot, me nipërit e mbesat. Sa i përket karrierës sime të ardhshme, ende kam shumë për të bërë.

 

*Donald Tusk (lindur 1957 në Dancig), politikan polak, që prej vitit 2014 Presidenti i Këshillit Evropian, 2007-2014 kryeministër i Polonisë.