1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Sport

Djokoviçi mbetet në paraburgim në pritje të dëbimit

6 Janar 2022

Novak Djokovici po lufton me mjete juridike kundër dëbimit të tij nga Australia. Ylli serb i tenisit dhe kundërshtari i vaksinimit mund të qëndrojë ende të paktën një natë në çdo rast. Gjykatësi e shtyu vendimin e tij.

https://p.dw.com/p/45D1r
Novak Djokovic
Fotografi: Oscar Gonzalez//NurPhoto/imago images

Ai është superylli aktual i tenisit, numri një në renditjen botërore dhe besohet se është i pavaksinuar: Novak Djokovic (Gjokoviç). Në fakt, serbi donte të merrte pjesë në Australian Open me leje të jashtëzakonshme. Por rojet kufitare australiane ia refuzuan hyrjen në Melburn sportistit skeptik ndaj vaksinës për shkak të mungesës së dokumenteve.

Ka pasur një pengesë juridike lidhur me refuzimin e hyrjes dhe Djokoviçi ka të ngjarë të kalojë natën në Melburn, në një hotel për njerëzit që largohen pasi iu refuzohet viza. Arsyeja: vërtet që avokatët e yllit të tenisit kishin njoftuar se do ta kundërshtonin vendimin dhe do të paraqisnin dokumente të reja, por gjykata ende nuk ka marrë një kërkesë për ta bërë këtë, raporton agjencia australiane e lajmeve AAP.

Gjyqtari shtyn seancën

Fillimisht, 34-vjeçari do të kthehej në atdhe të enjten. Sipas AAP, një seancë dëgjimore do të zhvillohej para kësaj. Kjo hë për hë është shtyrë. Gjykatësi Anthony Kelly, megjithatë, pret që ajo të zhvillohet në orën 10:00 të mëngjesit të së premtes (ora 00:00 sipas Orës së Evropës Qendrore). Nuk është e mundur të merret një vendim derisa ai të keni lexuar kërkesën e avokatëve, tha Kelly sipas AAP. Prandaj është e mundur që vendimi të mos merret deri të hënën e ardhshme.

Akomodimi i Gjokoviçit në Melburn: një hotel për njerëzit të detyruar të largohen
Akomodimi i Gjokoviçit në Melburn: Park Hotel, një hotel për njerëzit të detyruar të largohenFotografi: Joel Carrett/AAP/imago images

Novak Djokovici, i cili ka qenë vazhdimisht kritik ndaj vaksinave kundër koronas, zbarkoi në Melburn të mërkurën pasi mori, sipas fjalëve të tij, një leje përjashtimi mjekësore për Australian Open. Sipas këtij autorizimi, ai nuk duhet të dëshmojë se është plotësisht i vaksinuar kundër COVID-19.

Indinjatë për lejen e posaçme

Leja e posaçme, e dhënë nga organizatorët e turneut pasi kërkesa e tij u miratua nga dy komitete mjekësore, ka shkaktuar zemërim dhe moskuptim në Australi. Australia ka dy vjet që po lufton me ndalime dhe kufizimet pandemike dhe prej kohësh ka zbatuar disa nga kufizimet më të ashpra për udhëtimeve në botë.

Në Serbi, lajmet për trajtimin e Gjokoviçit ngjallën protesta publike. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se kishte folur me Gjokoviçin në telefon dhe i kishte thënë se "e gjithë Serbia ishte me të". Autoritetet serbe do të marrin "të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që keqtrajtimi i bërë tenistit më të mirë në botë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur".

aud (ap, dpa)