1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Disinformacion kundër demokracisë

22 Mars 2024

Rusia po përdor propagandën. Për Gjermaninë dhe Evropën është gjithnjë e më e vështirë t'u rezistojnë manipulimit dhe lajmeve të rreme.

https://p.dw.com/p/4dxws
Fakt apo fake
Fakt apo fakeFotografi: Martin Baumgärtner/picture alliance

Si mund ta mbrojmë demokracinë? Kjo pyetje po shqetëson shumë vetë në mbarë botën, ku shoqëritë e lira janë nën presion në rritje. Një tregues se sa i fortë është ky presion edhe nëGjermani mund të jetë numri i daljes në publik të presidentit të shërbimeve sekrete. Thomas Haldenwang drejton Zyrën Federale për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues (BfV) dhe që nga marrja e detyrës në vitin 2018 ai ka marrë pjesë në shumë konferenca shtypi apo tryeza të rrumbullakëta.

Dy vjet pas fillimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, Haldenwang është ndër ata që janë më të zëshmit në paralajmërimin kundër disinformimit, lajmeve të rreme dhe spiunazhit. Duke folur në një konferencë të liberalëve gjermanë në Bundestag, ai theksoi se i konsideron veçanërisht të mëdha rreziqet e vitit 2024.

Më shumë disinformacion në vitin zgjedhor 2024?

Haldenwang paralajmëroi për zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian, zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe zgjedhjet në tri lande të Gjermanisë. Është e pamohueshme që ky është një "super vit zgjedhor” dhe për këtë arsye duhet të jemi edhe më të përgatitur për luftimin edisinformmiit. Ai përhapet  "për të diskredituar kundërshtarët politikë, për të ngatërruar votuesit dhe për të minuar demokracinë dhe institucionet e saj”, tha kryetari i BfV-a.

Thomas Haldenwang
Thomas HaldenwangFotografi: Martina Skolimowska/dpa/picture alliance

Fakti që Gjermania është një nga objektivat më të preferuara të propagandës dhe spiunazhit rus u dëshmua përmes të ashtuquajturës. Demi-Leaks. Bisedat digjitale të zyrtarëve të lartë ushtarakë gjermanë u hakeruan. Është një incident që shqetësoi veçanërisht ekspertin e sigurisë të FDP-së, Konstantin Kuhle. Si anëtar i Komisionit Parlamentar të Kontrollit (PKGr) për shërbimet e inteligjencës gjermane, ai është një nga ata që e di shumë mirë se sa të rrezikshme janë kërcënime të tilla hibride.

Sa fshehtësi mund të përballojë një shoqëri e hapur?

Ajo që Kuhle mëson nga Haldenwang pas dyerve të mbyllura mbetet mes tyre, në mënyrë që armiqtë e demokracisë të mos marrin vesh se çfarë dinë agjencitë gjermane të sigurisë për ta. Megjithatë, kjo formë e fshehtësisë mund të jetë problematike për një shoqëri të hapur dhe të lirë, veçanërisht pasi Zyra Federale për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues ka përdorur herë pas here metoda të dyshimta.

Në konferencën në Bundestag, Kuhle iu referua konfliktit midis fshehtësisë së nevojshme dhe transparencës së dëshirueshme dhe bëri thirrje për besim në punën e Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës: "Ka një vijë të hollë midis mbrojtjes së lirisë së shprehjes nga njëra anë dhe mbrojtja ndaj disinformatave nga ana tjetër, me të cilat përballen çdo ditë agjencitë tona”, tha politikani i FDP.

Deutsche Welle: Mbrojtëse e Demokracisë

Peter Limbourg
Peter LimbourgFotografi: Cristian Ștefănescu/DW

Mediat brenda dhe jashtë vendit, natyrisht janë të kujdesshme ndaj agjencive të inteligjencës, si dhe ndaj sigurisë së tyre. Edhe në vendet demokratike ata duhet të jenë të vetëdijshëm se fuqitë e huaja mund t'i sulmojnë në çdo moment. Kjo është veçanërisht e vërtetë për një media ndërkombëtare si Deutsche Welle (DW). E financuar nga paratë publike, por e pavarur nga shteti, kjo shtëpi mediatike e sheh veten si një mbrojtëse e demokracisë, e ngjashme me Zyrën Federale për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues.

Drejtori Peter Limbourg përshkroi rolin e DW, e cila transmeton programe në 32 gjuhë, në konferencën e FDP mbi rreziqet e disinformimit. Është e rëndësishme të jesh aty për njerëzit që besojnë në demokraci: "Në Rusi, Kinë, Bjellorusi, Venezuelë, kudo.” Megjithatë, autoritetet në vendet pa liri mediatike përpiqen gjithmonë të kufizojnë ose ndalojnë plotësisht mundësinë e monitorimit të programeve të DW.

Një detyrë e lehtë për diktatorët dhe autokratët?

Aktualisht Deutsche Welle transmeton programet e saj çdo javë për rreth 320 milionë njerëz në mbarë botën. Por Limbourg ka frikë se programet mund të bëhen të vështira për t'u aksesuar ose plotësisht të paarritshëm për shkak të masave kufizuese në disa vende. Kjo do të kishte pasoja të rënda: "Nëse nuk jemi në dispozicion, do të jetë më e lehtë për diktatorët dhe autokratët”, theksoi Intendanti i DW.

Ambasadorja e Estonisë në Berlin, Marika Linntam, foli në konferencë për "luftën në hije" kundër demokracisë: "Ajo nuk bëhet në fushëbetejë, por në kokat dhe zemrat e njerëzve", tha Linntam. Qëllimi i Rusisë është destabilizimi, manipulimi dhe krijimi i pasigurisë. Për të mbrojtur veten sa më mirë, Estonia investon shumë në forcimin e arsimimit mediatik të qytetarëve të saj.

Ambasadori raportoi për partneritetet ndërmjet qeverisë, medias, shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare. Vëmendje e veçantë i kushtohet të rinjve: që nga viti 2010 në Estoni ka një kurs të detyrueshëm "Media dhe Manipulimi" në shkollat ​​e ciklit të lartë.

Deutsche Welle Marcel Fürstenau Kommentarbild ohne Mikrofon
Marcel Fürstenau redaktor dhe autor i DW për politikën dhe historinë bashkëkohore