1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dilema e Pekinit për Irakun

Frank Sieren27 Qershor 2014

Kriza e re e Irakut është më e rrezikshme për Kinën se sa për SHBA , mendon kolumnisti i DW-së Frank Sieren.

https://p.dw.com/p/1CR7E
Fotografi: Reuters

Deri tani kinezët vetëm mund t'i përgëzoje për strategjinë e tyre ndaj Irakut. Pa dërgoi as edhe një ushtar të vetëm në Mesopotami, Pekini është fitues i dy luftërave në Irak. Kurse Amerika u sakrifikua aty. Gati 4.500 ushtarë amerikanë kanë vdekur vetëm në luftën e fundit në Irak, po ashtu shumë se 100.000 civilë. 79 miliardë dollarë ka kushtuar lufta, kurse dividente lufta deri sot nuk ka pasur.

Kina dominon prodhimin e naftës në Irak

Edhe pse mund të mendohet se kompanitë amerikane janë bërë zotërit e rinj të fushave naftëmbajtëse në Irak, gjë që shpresonte dhe ish-presidenti i SHBA Xhorxh W. Bush, pas përmbysjes së diktatorit irakian, Sadam Huseini, gjithçka ndryshoi: Petro China ishte koncerni i parë i huaj, i cili mori një licencë për nxjerrjen e naftës në Irak. Pas kësaj kinezët po u rrëmbejnë me oferta të lira para hundës kompanive amerikane një marrëveshje për shfrytëzimin e fushave të naftës pas tjetrës. Ndërkohë kinezët kanë nën kontroll rreth 50 për qind të prodhimit të naftës në vend. Ndërkohë, Kina është edhe investitori më i madh në Irak. 80 për qind e naftës së Irakut shkon në Kinë.

Ofensiva e ISIS po e bën Pekinin nervoz

Ofensiva e trupave të ISIS drejt Bagdadit dhe fakti që ata kanë vënë nën kontroll zona të shumta po e bën Pekinin nervoz. Fushat naftëmbjatëse të kinezëve gjenden në jug të Irakut, pra ende larg zonës së ndikimit të ISIS, por pasojat e ofensivës së ISIS po ndjehen në biznesin e Kinës me naftën. Sepse edhe rebelët e ISIS e kanë kuptuar rëndësinë e fushave naftëmbajtëse.

20. Jahrestag des Golfkriegs zur Befreiung Kuwaits
Fotografi: picture-alliance/dpa

Kinezët kanë çdo arsye për t'u shqetësuar. Humbjet afatshkurtra të prodhimit të naftës ata mund t'i përballojnë, por në perspektivl afatgjatë, ata kanë nevojë për naftën e Irakut. Deri në vitin 2030, Kina do të konsumojë 800 milionë ton naftë në vit dhe dy të tretat e kësaj sasie duhet të importohen.

Politika e mosndërhyrjes në provë

Për këtë arsye politika e jashtme kineze po bëhet aktive. Ambasadori kinez në Bagdad Wang Yong i dorëzoi më 22.06. qeverisë irakiane një mesazh në të cilin thuhej se Pekini i mbështet masat e qeverisë irakiane për të rivendosur sigurinë në vend. Në Kinë punojnë rreth 10.000 kinezë dhe Kina kërkoi që Bagdadi të premtojë se do të bëjë çdo gjë për të siguruar sigurinë e tyre dhe të punonjësve të ambasadës.

Pyetja e madhe që do të shtrohet për diskutim vitet e ardhëshme për Kinën, është nëse strategjia e mosndërhyrjes në punët e brendshme dhe e përqendrimit vetëm tek biznesi, mund të funksionojë edhe në rast se ke të bësh me fanatikë fetarë. Kjo nuk vlen vetëm për Irakun, por edhe për Libinë apo Afgaistanin.

Në një pikë Kina dhe SHBA janë të një mendjeje. Që të dyja duan një Irak të parashikueshëm dhe të qëndrueshëm.

Kolumnisti Frank Sieren konsiderohet si një nga specialistët kryesorë gjermane për Kinën. Ai jeton në Pekin prej 20 vjetësh.