1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dhunë sistematike ndaj refugjatëve?

16 Gusht 2018

OJQ ndërkombëtare njoftojnë për raste të dhunës së policisë kroate ndaj migrantëve për t'i detyruar ata të kthehen në Bosnje-Hercegovinë. Drejtoria e policisë së Kroacisë në Zagreb përgënjeshtron.

https://p.dw.com/p/33GTK
Gewalt gegen Flüchtlinge an  bosnisch-kroatischer Grenze
Fotografi: DW/A. Kamber

Një burrë në moshë mesatare shkëputet nga rradha e refugjatëve, që presin të marrin ushqimin në qytetin e vogël perëndimor në Bosnje, Velika Kladusha, ngre bluzën dhe tregon gjurmët e rrahjes dhe gjakun e tharë në brinjët e tij. Ky imazh na duket i njohur: fotografi me plagë të ngjashme si këto të algjerianit po përhapen prej ditësh në rrjet - me shpjegimin, se këto plagë janë rezultat i "trajtimit" nga policia kroate. 

Refugjatë në veri-perëndim të Bosnje-Hercegovinës, që janë përpjekur të shkojnë në Kroaci, - pra në territorin e BE-së - nëntë nga dhjetë syresh u tregojnë gazetarëve për sjelljen e shëmtuar të policisë kroate. Ata flasin për dhunë dhe ofendime, për paratë vjedhura dhe celularëtë shkatërruar. Po ashtu atyre u është hequr mundësia të paraqesin kërkesë për azil. E madje ata edhe janë detyruar prej policëve që përmes pyjeve të kthehen në Bosnje. Disa vijnë vet tek ne dhe na tregojnë plagët e na luten që të shkruajmë për këtë - "në mënyrë që Europa ta kuptojë, se ç'po ndodh këtu".

"Ushtrohet sistematikisht dhunë"

Organizata e ndihmës "No Name Kitchen" fotografitë e algjerianit të rrahur fillimisht i publikoi në rrjetet sociale. Vullentarë të kësaj organizate mbështesin refugjatët në Romë të Italisë, në Shid të Serbisë dhe në Velika Kladusha. Ata i furnizojnë migrantët me ushqime, batanije, veshmbathje dhe mundësi për të larë. Gjithashtu organizata është pjesë e një rrjeti, që mbledh njoftime lidhur me dhunën e policisë kundër migrantëve. Në faqen e internetit ëëë.borderviolence.eu punonjësit kanë listuar 200 raste që nga fillimi i vitit 2017, në të cilat policia ka ushtruar dhunë ndaj migrantëve në kufirin mes Kroacisë, Serbisë dhe Hungarisë dhe Bosnjes e Kroacisë.

"Çdo ditë ne kemi një apo dy raste. Ne nuk kemi aspak kapacitete, që t'i dokumentojmë të gjitha këto", thotë Marc Pratllus nga No Name Kitchen për DW. "Që ushtrohet dhunë, kjo mund të shihet çdo ditë. Mjafton të shkosh në kampin e refugjatëve dhe të pyesësh. Një ditë më parë ne ishim në stacionin e autobusit, ku flinin 25 vetë të kthyer nga Kroacia. 14 prej tyre ishin rrahur, e disa madje kanë edhe brinjë të thyera."

Dhuna si pjesë e një politike të re europiane ndaj refugjatëve?

Migrantët, që janë detyruar të kthehen nga Kroacia në territorin boshnjak, konfirmojnë, se policia kroate ka qenë brutale ndaj tyre. Në njërin prej informacioneve të dëshmitarëve në faqen e internetit  ëëë.borderviolence.eu një 47 vjeçare nga Iraku me shenja të dukshme plagësh në fytyrë në krah dhe këmbë tregon, se  policët e kanë rrahur atë dhe djalin e saj 14 vjeçar pa asnjë arsye. Po ashtu atyre iu morrën paratë dhe telefoni celular dhe një laptop.

Ky është vetëm njëri nga shumë raste, tërheqin vëmendjen OJQ-të, që mbështesin refugjatët në Bosnje. "Gjatë dy javëve të fundit ne kemi dokumentuar 17 kthime të dhunshme të grave nga Sllovenia dhe Kroacia për në Bosnje. Në më shumë se gjysmën e rasteve kanë qenë minorenë", thuhet në një raport të organizatës së ndihmës "Are You Syrious" (https://medium.com/@AreYouSyrious).

„Gjatë kthimeve me dhunë policia kroate u a bën të pamundur refugjatëve, që të paraqesin kërkesën për azil - dhe me këtë ajo shkel kushtetutën e vendit dhe të drejtën humanitare ndërkombëtare", thotë Emina Buzhinkiç nga iniciativa për mbështetjen e refugjatëve "Dobrodošli" (Mirësevini), pas së cilës qendrojnë 60 organizata kroate nga shoqëria civile.

Polica kroate: Nuk ka ushtrim dhune, funksionon sistemi i pranimit të të kthyerve

Dy herë ka bërë kallëzim "Dobrodošli" vitin e kaluar ndaj Ministrisë së Brendshme kroate në Zagreb - në të dyja rastet duke paraqitur dëshmi të detajuara mbi kthimet me dhunë të refugjatëve. "Edhe sot ne jemi në pritje të përgjigjes", thotë Emina Buzhinkiç.

Deutsche ëelle-s ministria iu përgjigje, se "të gjitha rastet e deritanishme, kur ka pasur informacione për dhunë fizike nga policët ndaj migrantëve apo sekuestrime të pronësisë së tyre janë verfikuar, nuk ka pasur përdorim të mjeteve imponuese." Të drejtat themelore dhe dinjiteti i migrantit respektohen në Kroaci dhe bëhet kujdes, që ata të kenë akses në sistemin ndërkombëtar të mbrojtjes. Më tej thuhet në e-mailin e ministrisë dërguar Dë-së: "Republika e Kroacisë ka një marrëvesje aktive dhe të sukseshme me Bosnje-Hercegovinën për pranimin e refugjatëve të kthyer, persona këta që hyjnë ilegalisht."

Gewalt gegen Flüchtlinge an  bosnisch-kroatischer Grenze
Fotografi: DW/A. Kamber

Si mund të zbulohet e vërteta?

Peter Van der Auëeraert, drejtues i misionit të IOM në Bosnje vë në dukje, se punonjësite tij dëgjojnë mjaft histori për kthimet e dhunshme të refugjatëve nga Kroacia - por është e pamundur, që të vërtetosh saktësinë e tyre. "Unë di edhe për dhunën ndër migrantët", thotë Van der Auëeraert, "e ndonjëherë është e vështirë të zbulosh, se nga vijnë plagët, pa bërë ekzaminimin e duhur të tyre."

Vëzhgimet e punës së policisë kufitare nga ndihmësit e refugjatëve në kufirin e Kroacisë me Slloveninë kanë bërë, që ndërkohë më shumë refugjatë t'ia dalin të paraqesin kërkesënpër azil në Slloveni. Edhe atje sistematikisht janë mohuar të drejtat e tyre, thotë Andrej Kurnik, pedagog dhe studiues në Fakultetin e Shkencave Shoqërore në Lubjanë. Sipas tij, "parimi i presionit reciprok është në BE një ndër arsyet e vërteta për brutalitetin e policisë kroate dhe asj sllovene ndaj migrantëve.

"Sllvenia i kthen refugjatët nga vende të BE-së më në veri të saj si Austria, e cila e ka mbyllur kufirin me Slloveninë. Përkatësisht Sllovenia i bën presion Kroacisë, që gjithashtu synon të antarësohet në hapësirën shengen. Ekseset e policë kroate kundër refugjatëve kanë nisur, sipas Kurnik, "pasi Bostjan Shefic nga Ministria e Brendshme sllovene kërcënoi, se do të ndërhyjë, nëse Kroacia nuk bën më gjë, për t'i ndalur refugjatët".