1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Deri më 16 mars në Berlin qëndron e hapur Bursa Ndërkombëtare e Turizmit, ITB

Nina Berdnarz13 Mars 2004

Mos vallë aktet e reja të terrorit po i zbehin tendencat e zhvillimit në degën e turizmit? Nën hijen e sulmeve terroriste në Spanjë në Berlin hapi portat panairi më i madh ndërkombëtar i turizmit, ITB. Në bursën e 38 ITB prezantohen 10.023 firma të turizmit nga 178 vende të botës.

https://p.dw.com/p/AsB2
Fotografi: AP

Në kohën që ministri i ekonomisë Volfgan Klement vizitonte Bursën Ndëkrombëtare të Turizmit, vëmendja e opinionit ndërkombëtar fokusohej në Spanjë, ku ndodhi tragjedia e sulmeve terroriste në Madrid. Ndaj spontanisht ministri, i cili hapi këtë panair ndryshoi programin duke vizituar së pari ekspozuesit spanjollë, që mbanin zi. Eshtë ende shumë shpejt për folur lidhur me pasojat që mund të kenë këto sulme në ekonomi, u shpreh Klement për Deutsche Welle-n: "Së pari ne duhet të shprehim solidaritet dhe dhimbje për viktimat. Ne solidarizohemi me Spanjën, me qytetarët spanjollë dhe bashkohemi me dhimbjen e tyre. Mendoj, më e rëndësishmja është që ne të gjithë në botën e civilizuar të mbrohemi dhe të dënojmë atë që ndodhi në Spanjë." Në rrethana të tilla është e nevojshme ta ruajmë toruan dhe të mos rrëmbehemi, nënvizoi Klement.

Ekspozuesit spanjollë janë vërtetë të prekur dhe në hapje të panairit ata mbajtën një minutë heshtje në nderim të viktimave të terrorit. Në shumë stenda janë vendosur shiritat e zisë, megjithatë shumica e përfaqësuesve të turizmit spanjollë mendojnë, se biznesi duhet të vazhdojë.

Spanja është destinacioni më i preferuar i turistëve gjermanë. Mos vallë do të ndryshojë kjo pas sulmeve në Madrid? Nëse u shtron këtë pyetje përfaqësuesve të shoqërive turistike spanjolle, shumë mendojnë, se jo. Njëri prej tyre Huan Vargas thekson: "Ne jemi një vend i ambjentuar me terrorizmin për shkak të organizatës ilegale baske ETA. Në këto caste ndoshta gjermanët mendojnë, se Spanja është një vend i rezikshëm. Por kjo vetëm për momentin. Besoj, se njerëzit do ta harrojnë këtë. Nga ana tjetër njeriu nuk mund të ketë gjithmonë frikë. Ndoshta do të ketë më pak gjermanë që do t´i kalojnë sivjet pushimet në Spanjë, por jam i sigurtë që Spanja është një vend i sigurtë."

Pas tri viteve në rënie tani edhe shoqëritë turistike gjermane janë më optimiste, pavarësisht nga terrori. Shoqata e ekonomisë gjermane të turizmit pret që këtë vit kjo degë e ekonomisë të ketë një rritje deri në 5%. Arësyet janë: shenjat pozitive për ripërtëritjen e konikturës në Gjermani, fuqizimi i euros dhe ulja e dukshme e cmimeve nga ana e shoqërive të turizmit.

Edhe koncerni më i madh i turizmit në botë, TUI, parashikon zhvillime pozitive, Pas sulmeve në Madrid ka pasur shumë pak anullime të udhëtimeve drejt Spanjës, vë në dukje zëdhënësi i koncernit në Berlin. As vizitorët e ITB-së nuk kanë ndërmend t´i anullojnë planet e tyre për pushimet e sivjetme për shkak të atentateve në Spanjë. Një vizitor nënvizon: "Nuk besoj, se kjo ngjarje do të influencojë predispozitën time personale për turizmin. Sivjet unë do t´i kaloj pushimet në Gjermani në Bodenze, sepse ne nuk preferojmë shumë të udhëtojmë jashtë vendit. Por megjithatë, nëse do të ishte fjala për të shkuar në Amerikë, do të mendohesha, nuk kemi përse të zgjedhim si denstinacion pikërisht vende të tilla të rezikuara nga sulmet." Një tjetër vizitor mendon disi ndryshe: "Sigurisht që kam menduar për udhëtimet dhe rezikun, por unë nuk do të tërhiqesha për shkak të atentateve, të paktën tani për tani jo. Një gjë e tillë mund të ndodhë edhe këtu, apo diku tjetër."

Megjithatë gjermanët kanë nisur t´i ndryshojnë preferncat e tyre për turizmin. Udhëtimet nëpër qytete me shoqëritë ajrore që ofrojën cmime jashtëzakonisht të favorshme, pushime të shkurtra dhe destincaione jo të shtrenjta në Evropën Qendrore dhe Lindore janë tani në modë. Përvec kësaj një në katër gjermanë i kalon pushimet sot në Gjermani. Tendenca është në rritje. Në të vërtetë kjo nuk ka të bëjë me sulmet terroriste, por me faktin që sot njerëzit kanë më pak para në dispozicion.