Deputeti gjerman Tobias Zech dhe paratë nga Shkupi
19 Mars 2021Sipas hulumtimeve të mediave gjermane deputeti Tobias Zech ka marrë para për të lobuar për ish-kryeministrin Nikola Gruevski, i cili ndërkohë është dënuar për korrupsiont, si dhe për partinë e tij VMRO.
Zech ka një firmë konsulence dhe përmes saj ai ka ndihmuar në vitin 2016 fushatën e partisë konservatore VMRO dhe ish-kryeministrin Nikola Gruevski duke qenë në të njëjtën kohë anëtar i Bundestagut.
Po ashtu ai ka marrë pjesë edhe në një miting elektoral të Nikola Gruevskit dhe sipas njoftimeve të revistës Der Spiegel ka marrë para për këtë.
«Megjithëse gjithmonë jam munduar t'i ndaj në mënyrë rigoroze aktivitetet e firmës sime nga ushtrimi i mandatit tim si deputet, e kuptoj që në jetën e përditshme është gjithnjë e më e vështirëpër t'i përcaktuar qartë kufijtë dhe ta bërë këtë gjë transparente,” tha Zech.
39-vjeçari Tobias Zech ka qenë për herë të parë anëtar i Bundestagut nga viti 2013 në 2017.