Depoja e lindanit, më e rrezikshmja në Maqedoninë e Veriut
Lindani është substancë toksike që është e ndaluar në shumë vende. Shkupi ka një depo lindani që ndot çdo ditë mjedisin rreth saj.
Depoja më e rrezikshme në Maqedoninë e Veriut
Depoja e lindanit në vendin e ish-fabrikës „Ohis“ në afërsi të Shkupit, është renditur si më e rrezikshmja në vend nga toksiciteti i mbeturinave. Kjo substancë është e ndaluar për përdorim në më shumë se 50 vende.
Përmes tokës dhe ujit kalon në trupin tonë
Lindani është një substancë toksike që shkakton sëmundje të mëlçisë dhe gjakut, si dhe dëmtimin e sistemit nervor, kardiovaskular, imunitar dhe riprodhues. Kjo substancë grumbullohet në organizmat e gjallë dhe shkakton shumë lloje kanceresh.
"Nga vijnë produktet?"
Qytetarët shpesh i pyesin tregtarët se nga vijnë produktet që ata ofrojnë. Disa janë të njoftuar për ndotjen e tokës dhe ujit, të tjetër kanë dëgjuar për atë. Kjo është arsyeja pse në tregjet e gjelbërta shpesh vendosen mbishkrime me emrin e vendit ose rajonit nga ku vijnë prodhimet, si në këtë fotografi.
Mungesë e përvojës dhe teknologjisë
Zona rreth deponisë “Ohis” do të rikuperohet kur të largohet lindani helmuese. Autoritetet maqedonase kanë njoftuar, se një kompani e huaj do të zgjidhet për të pastruar depon për shkak të mungesës së përvojës dhe teknologjisë në vend. Deri në fund të vitit 2019, duhet të shpallet një konkurs ndërkombëtar nga organizat e OKB-së, për të zgjedhur një kompani që do të largojë lindanin.
Kualiteti i produkteve
Produktet me origjin nga rjaoni i rrethit të Shkupit, mundë të jenë të kontaminuar edhe për disa vite. Sipas profesorit nga Instituti i Kimisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Matematikës në Shkup, Trajçe Stafilov, zgjidhja më e sigurt është paketimi i të gjithë materialit, dhe transportimi i tij në disa vende, ku ka fabrika për shkatërrimin e mbeturinave të tilla.
Lindani është substancë e ndaluar në shumë vende të botës. Depoja e lindanit afër Shkupit, kategorizohet si më e rrezikshmja në vend. A ka shpresë që të zgjidhet problemi me depon?