Dentistët tek ushtarët ukrainas në front, nevoja për litium, refugjatët në Greqi, dhe historia e bakllavasë
Ukraina: Kush e ka provuar një dhimbje dhëmbi e di se ç' do të thotë të përballosh edhe dhimbjen. Po kur je në frontin e luftës? Për ushtarët ukrainas ka kujdes mjekësor kur plagosen, por jo shërbim dentar. Një ekip dentistësh nga Ukraina shkon tani drejt e në vijën e parë të frontit.
Greqi: Njëmbëdhjetë vjeçari Ayham Albahash ka rreth tetë muaj që jeton në kampin e refugjatëve Shisto pranë Athinës, me prindërit dhe motrën e tij më të vogël Lin. Autoritetet greke tashmë e kanë refuzuar dy herë kërkesën e tyre për azil, por familja refuzon të dorëzohet dhe po përpiqet sërish. Për ta, Greqia është vetëm një ndalesë: ata duan të ecin përpara dhe të fillojnë një jetë të re në një vend tjetër.
Gjermani: Kërkesa për litium po rritet në mbarë botën, ku vetëm Evropa pritet të ketë një nevojë deri në 500.000 tonë në vit. Aktualisht Evropa është e varur nga Kina. Një rafineri në Bitterfeld është e vendosur të përpunojë litiumin dhe është në fazën përfundimtare të testimit të sistemit të saj.
Bakllavaja: Thuhet se është rreth 3000 vjet e vjetër. Receta më e vjetër për ëmbëlsirën ndoshta vjen nga Mesopotamia. Por me të vërtetë e njohur kjo ëmbëlsirë në shekullin e 15-të, duke filluar nga Perandoria Osmane u përhap në shumë vende. Sot, kjo ëmbëlsirë është e popullarizuar në shumë vende të Evropës Jugore. Po kush e bën bakllavanë më të mirë.