David raporton për DW si gazetar i lirë prej vitit 2018. Ai hyri në gazetari përmes një trajnimi në radio, dhe më vonë e mësoi zanatin në degën e gazetarisë në Universitetin Johannes Gutenberg në Mainz. Në vitin 2015, dorëzoi tezën e masterit atje: një reportazh nga Serbiaqë i trajtonte konceptin politik të "vendit të sigurt të origjinës" përmes fateve individuale të personave të dëbuar nga Gjermania.
Si autori i parë në revistën online të sapothemeluar në atë kohë Perspective Daily, David krijoi një nga ekipet e para editoriale në gjuhën gjermane që merrej në mënyrë të posaçme me gazetarinë konstruktive. Kjo perspektivë është gjithashtu e rëndësishme për Davidin në punën e tij për DW: Sidomos në hulumtimet e tij më të gjata dhe të qeta, ai preferon të gjejë jo vetëm probleme, por edhe zgjidhje të mundshme.
Hulumtimet e çojnë vazhdimisht në vende të ndryshme afrikane ose evropiane. Atje, David është veçanërisht i interesuar për ndodhi politike në kuptimin e gjerë të fjalës ose - i fokusuar te zgjdhjet e mundshme - kriza klimatike dhe se si njerëzit po përballen me të.