Daniel Libeskind mbush 70 vjeç.
Muzei herbe në Berlin, Ground Zero apo muzeu i Kudristanit i planifikuar në Irak - ndërtimet e Libeskind-it janë anë e mbanë botës dhe trajtojnë kryesisht dy tema: kujtimin dhe shpresën.
Muzeu hebre
Ky ndërtim e bëri atë të njohur: më 2001 u hap muzeu hebre në Berlin, sot ai është një ndër simbolet e qytetit. Një ndërtesë me planimetri me thepa. Vetëm ai që e di se çfarë ka synuar Libeskind, e kupton që thepat kanë të bëjnë me yllin e coptuar të Davidit. Megjithatë tema është e qartë: në të skicohet përballja me thyerjet, boshllëqet, Holokaustin në historinë gjermano-hebreje.
Muzeu i historisë së ushtrisë në Drezden
Edhe kjo ndërtesë është evidente që ka dalë nga dora Libeskind. Gjithashtu një përballje me historinë gjermane. Muzeu i historisë së ushtrisë, Bundeswehr, nuk synon të jetë një prezantim glorifikues i ushtrisë kombëtare, por ai tematizon dhunën, e ushtruar prej saj në të shkuarën dhe e konfronton edhe vizitorin me potencialin e vet të dhunshëm. .
Shkëputja nga e kaluara
Ndërtesa kryesore e kompleksit artiketonik i përket gjysmës së dytë të shekullit të 19-të. Rikonstruktimi voluminoz nga Daniel Libeskind u përurua më 2011 – pas shtatë vjet punimesh. Kjo ndërtesë gjatë rikonstrktimit u nda në një godinë në formë pyke – një simbol për shkëputjen nga paraqitja e vjetër e historisë dhe një aludim ndaj sulmeve ajrore të forcave aleate në Drezden në shkurt 1945.
Imperial War Museum North
Një komponente e pandashme e Skyline në Mançester: më 2002 Libeskind ndërtoi këtë filial të muzeut Imperial War Museum në Londër. Ndërtesa e veshur me alumin i referohet Luftës së I Botërore epo ashtu edhe faktit që në këtë vend ranë bombat gjermane të "Manchester Blitz" Luftën e II Botërore. Me vetëdije vizitoi konfrontohet me ndjenjën e humbjes së orientimit. Një karakteristikë e arkitetkit.
Muzeu i artit në Denver
Rritja e vrullshme e qytetit e frymëzoi Libeskind për këtë ndërtesë, që të krijon efektin sikur ajo do të vazhdojë të zgjerohet. Rrethuar nga malet madhështore Rocky Mountains vizitorët e muzeut të artit në Denver duhet të perceptojnë lojën harmonike mes natyrës dhe artit. I inaguruar më 2006 ky muze, si edhe shumë ndërtesa të tjera të Libeskind, është një ndër simbolet karakterizuese të qyetit.
Salla e kongreseve në Mons
Nga jashtë duhet të shohin edhe vizitorët e sallës së kongreseve në Mons të Belgjikës. Kjo mundësohet nga hapjet vertikale në fasadë. Duke bërë një përjashtim arkitekti nuk ka përdorur vetëm alumin, por edhe dru robinje. Një panoramë ekskluzive të qytetit mund ta shijosh edhe nëpër taracat me gjelbërim. Kjo ndërtesë u krijua në kuadër të shpalljes së Monsit kryeqytet i kulturës europiane 2015.
Ground Zero
E kush tjetër veç Libeskind di të përcaktojë mirë vende, në të cilat trauma gjen shprehjen e saj arkitektonike? Edhe për traumën amerikane 9/11, për "Ground Zero", vendin, ku para sulmit terrorist në shtator 2011 ndodheshin kullat binjake të World Trade Center, arkitekti – që edhe vet jeton në Nju Jork - projektoi një ndërtesë të re. E cila megjithatë nga „Kulla e Lirisë“...
One World Trade Center
... u bë "One World Trade Center", që ka të bëjë shumë pak me projektin e Libeskind-it. Shkak për këtë u bënë grindjet mbi dizajnin dhe përdorimin si dhe, siç njoftonte New York Times, lidhur me honorarin e Libeskind-it. Megjithatë në të është ruajtur koncepti i arkitektit Libeskind për madhësinë gjashtë hektarëshe të arealit, ku dikur qendronin kullat binjake.
Villa në Datteln
Fillimisht Libeskind e planifikoi atë si rezidencë private. Që 2011sipërmarrja "Rheinzink" e përdor atë si një vilë ekstravagante pritjesh. Gjashtë muaj zgjati ndërtimi në Datteln të Renanisë Veriore-Vestfalisë. Vizioni i Libeskind-it ishte, që të ndërtojë një godinë, e cila të ngrihet si një kristal nga toka. E kjo shkon me koncpetin e ngrohjes në të, pasi ndërtesa përdor ngrohtësinë e tokës.
Keppel Bay Singapor
Libeskind mund të krijojë edhe luks puro. Projekti i banimit "Reflections" në Keppel Bay në Singapor ka gjashtë kulla dhe 11 „apartamente vila“ me 1129 apartamente të veçanta. Këtu jetohet ekskuzivisht me panoramë nga deti dhe qyteti për secilën banesë – dhe me ndërgjegje të qetë për mjedisin: në me panelet diellore, filtrat e ujit dhe shumë sisteme ekologjike, që garantojnë mbrojtjen e mjedisit.