Daka: Gjithҫka ёshtё bёrё gati pёr votim tё suksesshёm nё mbarё Kosovёn
7 Qershor 2014DW: Zonja kryetare, ju keni pasur kёsaj radhe njё afat shumё tё shkurtёr pёr pёrgatitjen e zgjedhjeve parlamentare. Sa jeni tё kёnaqur me pёrgatitjen e kёtij procesi?
Daka: Po, ёshtё shumё e vёrtetё qё ne kemi pasur njё afat shumё tё shkurtёr pёr pёrgatitjen e zgjedhjeve – prej vetёm 31 ditёsh. Megjithatё ne kemi arritur ta pёrgatisim tё gjithё materialin dhe tё ndёrmarrim tё gjitha masat pёr zgjedhje tё rregullta nё nivelin nacional. Shpresojmё se dita e votimit do tё kalojё mirё dhe do tё dёshmojё se ne dimё tё organizojmё zgjedhje.
DW: Njё prej problemve tё mёdha edhe kёsaj radhe kanё qenё listat e votuesve. Ka pasur edhe shumё kritika pёr faktin se nё listat e votuesve janё 1.782.454 persona. Ndёrkohё qё Kosova sipas regjistrimit tё fundit ka vetёm rreth 1.8 milionё banorё. Si shpjegohet kjo?
Daka: Po, kjo ёshtё njё ҫёshjte, e cila fatkeqёsisht nuk kuptohet si duhet. Nё fakt kuptohet nga shumё pak njerёz, ndaj ёshtё mirё qё edhe me kёtё rast tё shpjegojmё. Censusi pёrfshin vetёm qyetarёt rezidentё, pra ata qё kanё qenё kёtu. Ndёrsa listat e votuesve pёrfshijnё edhe ata qё janё jashtё Kosovёs. Por qё janё tё regjistruar si shtetas tё Kosovёs dhe janё mbi 18 vjeҫ. Pra lista e votuesve i pёrfshin edhe qytetarёt qё jetojnё nё diasporё, por qё janё shtetas tё Kosovёs dhe kanё tё drejtё vote.
DW: Kur jemi tek diaspora: kёsaj radhe ka pasur njё numёr shumё tё vogёl tё personave tё regjistruar pёr zgjedhje. Si e shpjegoni kёtё?
Daka: Po ёshtё njё numёr shumё i vogёl, pёr shkak tё afatit shumё tё shkurtёr apo ndoshta edhe pёr shkak tё mungesёs sё interesimit, sepse tek shumё qytetarё qё jetojnё njё kohё tё gjatё jashtё vendit humbet vёmendjea dhe interesimi pёr votime. Por kёtё e ka shkaktuar edhe operacioni i komplilkuar deri nё votim dhe besoj se ky ёshtё shkaku kryesor, qё njё numёr shumё i vogёl i shtetasve tanё nё diasporё janё regjistruar pёr votime.
DW: A janё pastruar listat e votuesve?
Daka: Po, janё hequr nga listat rreth 27.000 qytetarё, tё cilёt kanё vdekur apo kanё hequr dorё nga shtetёsia e Kosovёs.
DW: Njё problem shumё serioz ёshtё edhe ai me listat e serbёve, qё jetojnё jashё Kosovёs. Si e keni zgjidhur kёtё problem?
Daka: Kjo nё fakt ka qenё ndoshta edhe sfida mё e madhe, sepse kemi pranuar njё numёr shumё tё madh tё aplikimeve pёr regjistrim si votues jashtё Kosovёs. Ka pasur rreth 27.000 aplikime. Meqenёse posta nuk punon, kёto janё sjellё me asistencёn e OSBE-sё nga Serbia. Ne ёshtё dashur t'i kontrollojnё dhe verifikojmё tё gjitha ato pёr njё afat shumё tё shkurtёr dhe t'u kthejmё pёrgjigjet. Eshtё dashur tё presim ankesat eventuale dhe t'ju pёrgjigjemi, pra ka qenё njё operacion jashtёzakonisht i komplikuar. Por kemi arritur qё brenda afateve kohore t'i zgjidhim tё gjitha kёto probleme.
DW: A kanё mundёsi serbёt tё votojnё edhe pa dokumenta tё Kosovёs?
Daka: Ata mund tё votojnё me tё gjitha dokumentat valide, siҫ e parashikon edhe ligji. Ligji nuk pёrcakton se cilat duhet tё jenё ato dokumente.
DW: Njё problem tjetёr pёr votimin e serbёve janё simbolet e Republikёs sё Kosovёs nё fletvotime. A do tё ketё ndryshime pёr fletёvotimet nё komunat me shumicё serbe?
Valdete Daka: Ata thjeshtё do tё votojnё sikur tё gjithё qytetarёt tjerё. Pra fletvotimi ёshtё i njёjtё pёr tё gjithё. Pёrmban edhe stemёn e Republikёs sё Kosovёs, stemёn e Komisionit Qendror Zgjedhor dhe nuk e shoh fare si problem. I gjithё materiali zgjedhor ёshtё i shtypur njёsoj, pa asnjё dallim.
DW: Si qёndron puna me partitё politike serbe nё veri, a do tё marrin pjesё nё zgjedhje, apo ka shenja pёr bojkot?
Daka: Ne kemi informata se qytetarёt nё veri do tё votojnё. Tash natyrisht nuk mund tё parashikoj pёrqindjen e votuesve, por tё gjitha partitё qё janё ҫertifikuar kanё bёrё tё ditur se asnjё prej tyre nuk do ta bojkotojё procesin zgjedhor.
DW: A keni pasur probleme logjistike me shpёrndarjen e materialit nё veri?
Daka: Jo, nuk kemi pasur. Ka pasur njё bashkёpunim tё mirё me OSBE-nё, e cila ka ndihmuar nё disa ҫёshtje tjeknike. Ndaj tё gjitha janё pёrgatitur siҫ e parashikon ligji.
DW: A ka pasur ankesa tё partive politike deri tani pёr ecurinё dhe pёrgatitjen e zgjedhjeve?
Daka: Nuk ka pasur shumё. Me sa di unё ka pasur vetёm 66 ankesa dhe tё gjitha janё zgjidhur.
DW: A janё ndёrmarrё tё gjitha masat e duhura pёr sigurinё e vendtovimeve dhe materialit votues, nё veҫanti nё veri?
Daka: Pёr sigurinё janё kompetente Policia e Kosovёs, KFOR-i dhe EULEX-i. Ata e kanё koordinuar punёn mes tyre dhe ekziston njё plan i sigurisё, i cili do tё zbatohet nesёr. Unё nuk pres ndonjё problem tё veҫantё.
DW: Megjithёse reforma zgjedhore nuk ёshtё bёrё deri nё fund, ju jeni optimiste se tё gjitha do tё kalojnё nё rregull?
Daka: Po jam e sigurt. Nuk ka qenё faji i ligjit pse ka pasur ndonjё lёshim eventual. Ka pasur lёshime dhe vёshtirёsi, por qё kanё tё bёjnё me faktorin njeri dhe jo me ligjin zgjedhor.