1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Sport

Cristiano Ronaldo kundër Uruguajit

29 Qershor 2018

Portugalia për pak do të kishte mbetur jashtë raundit para çerekfinales. Përballë lojës mesatare, është vetëm njëri që mund t'i shpëtojë portugezët nga Uruguaj që dominon në grup: Cristiano Ronaldo.

https://p.dw.com/p/30Z6S
Russland WM 2018 l Iran vs Portugal  1:1 - Spielende - Ronaldo
Fotografi: picture alliance/AP Photo/F. Seco

Me një seri tri golash të njëpasnjëshëm Cristiano Ronaldo e shpëtoi Portugalinë të paktën nga një fillim i dështuar i Kampionatit Botëror të Futbollit. Në ndeshjen kundër Spanjës ai shënoi në minutën e fundit - pak para përfundimit me një goditje çliruese, duke shënuar 3:3. Për futbollistin me karrierë botërore, ky Kampionat Botëror është turneu i madh më i suksesshëm i karrierës së tij. Në shtatë pjesëmarrjet e tij në Kampionate Botërore dhe Evropiane Ronaldo nuk ka shënuar më parë katër gola, si tani në Rusi.

Krahas përgjigjjes së rrezikshme të portugezëve, edhe në ndeshjet ndaj lojtarëve më të vegjël një gjë doli qartë në pah: mungesat në mbrojtje, që u dha fuqi dhe shanse të mira ekipeve të konsideruara pa shanse Iran dhe Marok.

Russland WM 2018 l Iran vs Portugal  0:1 - verschossener Elfmeter von Ronaldo
Fotografi: Reuters/M. Sezer

Stacioni i fundit Uruguaji?

Prandaj Uruguaj mund të kthehet të shtunën në mbrëmje në stacion të fundit për Kampionin e Evropës në këtë Kampionat Botëror të Futbollit (ndeshja nis në orën 20.00). Sepse amerikanojugorët shkojnë të panjollosur në raundin para çerekfinales: nuk kanë pësuar asnjë gol në tre ndeshje në grup. Kapiteni Diego Godin i Atletico Madrid bënte pjesë deri tani në lojtarët më të mirë në dyluftim të kombëtares së vendit të tij. Mbrojtja uruguajanase lejoi gjashtë goditje drejt portës, pa marrë kundërpërgjigje. Pikërisht ky qëndrim i fortë në mbrojtje nuk u pa te Portugalia.