1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Corona frenon Vuçiçin

13 Mars 2020

Për shkak të përhapjes së virusit Corona, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nuk do ta bëjë vizitën e paralajmëruar në Kancelarinë Gjermane, konfirmoi DW në Berlin. Takimi do të zhvillohet përmes video-konferencës.

https://p.dw.com/p/3ZOVH
Deutschland Serbien Vucic bei Merkel
Fotografi: Reuters/H. Hanschke

"Takimi i planifikuar do të mbahet, por përmes një konference me video në mesditën e së hënës midis kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç ", tha Zyra e Kancelares kur u pyet nga DW.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert tha në një konferencë të rregullt shtypi të premten se një zgjidhje e tillë erdhi pas një marrëveshjeje nga "të dy palët".

"Të dyja palët ranë dakord të anulojnë vizitën e Vuçiç në Berlin," tha Seibert.

Një masë e tillë nuk është një rast i izoluar, pasi u njoftua gjithashtu se takimi i planifikuar midis kryeministrit të Luksemburgut, Xavier Bettel dhe kancelares gjermane, u anulua për të njëjtën arsye.

Mediat e Beogradit raportuan se bisedimet midis Angela Merkel dhe Aleksandar Vuçiçit të hënën kanë të bëjnë me krizën e Kosovës, por edhe me luftën kundër virusit Corona.