1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Cila luftë? Çfarë lufte?

10 Nëntor 2018

E veçanta e Luftës së Parë Botërore nuk ishte vetëm numri tepër i madh i viktimave. Por edhe format e reja të dhunës, mendon Jörn Leonhard.

https://p.dw.com/p/380uA
Die "Schwarze Armee" - Afrikaner im 1. Weltkrieg
Fotografi: picture-alliance/Mary Evans Picture Library

Cila luftë ka përfunduar me 11 nëntor 1918? E filluar në gusht të vitit 1914, Lufta e Parë Botërore kishte parametra të jashtëzakonshëm largësie gjeografike për miliona njerëz - sikur edhe për shkrimtarin Franz Kafka apo shoferin e kamionit Kande Kamara nga Kindia në Guinea. Përfundimi nuk ishte i njëjtë për të gjithë.

11nëntori 1918 i dha fund Luftës mes vendeve në Perëndim, por armëpushimi nuk i dha fund dhunës në botë - në Lindje, në Lindjen e Mesme dhe në Evropën Juglindore. Nuk i dha fund as në hapsirat e mëdha të Rusisë Cariste, apo Monarkisë së Habsburgut dhe Perandorisë Osmane. Fundi i Luftës solli shkatërrimin e këtyre perandorive, që rezultuan me luftëra qytetare dhe konflikte etnike kur secili ushtarë dhe civilë mund të ishte armik me tjetrin. Ata të cilët shënojnë me 11 nëntor këtë ditë, duhet të përballen edhe me pasojat e asaj që shkaktoi lufta e filluar në verën e vitit 1914, ndonëse Perandoria Ruse apo ajo Austro-Hungareze nuk ekzistojnë më fare.

Një nivel tjetër i dhunës

Domethënia e kësaj Lufte për shekullin 20 nuk mund të matet vetëm me numrin e viktimave - e të vrarë kishte me miliona ushtarë dhe civilë. Pas këtij numri kaq të madh të viktimave fshihet një nivel edhe më i madh i përvojave me dhunën. Ndonëse viktimave, ndryshe nga ato të Luftës së Dytë Botërore, në masë të madhe ishin ushtarë, këtu është shënuar një dimension i ri i dhunës ndaj popullatës civile - në Belgjikë, veri të Francës, në Serbi, Armeni apo në shumë vende të Evropës Lindore, Afrikë dhe Azi. Ndër viktimat janë edhe shumë prej vendeve të cilat ende nuk kishin arritur pavarësinë. Ndërsa pasojat e Luftës shiheshin edhe nga një numër tepër i madh i të plagosurve dhe invalidëve. Ky numër i madh i viktimave i dha një fytyrë të re paqës së arritur.

Fitues i Luftës së Parë Botërore nuk ishte asnjë komb, shtet apo perandori. Ndërsa rezultati nuk ishte krijimi i një bote të re pa luftë. Fituesi i vërtetë i Luftës ishte vet lufta, parimi i luftës, dhuna totale si mundësi. Në fund ishte shpresa se lufta e dhunshme mund të përfundohet me dhunë dhe luftë. Por të gjithë ata që kanë besuar se "war that will end war" (lufta do të përfundojë luftën) u dëshpëruan shumë në fund.

Format e reja të dhunës

Që në fazën e menjëhershme pas 11 nëntorit 1918 u pa se dhuna vazhdon të mbetet një mjet për etablimin për shembull të shteteve të reja në Poloni apo Irlandë, ndërsa në Rusi për vazhdimin e luftës qytetare, ku një ideologji luftonte tjetrën. Në Turqi dhuna shërbeu për vendosjen dhe korrigjimin e një marrëveshje paqësore. Ajo që në vitin 1914 filloi si formë e luftës mes vendeve, në vitin 1917 përfundoi me forma të mëdha të dhunës, të cilat shtrihen shumë më largë se lufta në Perëndim. Në Lindje dhe në Evropën Lindore u manifestua kjo me një formë të aneksionit të Bosnjes 1908, Luftërave Ballkanike 1912/13 dhe paqën e Lozanës në vitin 1923.

Vetëm pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945 u hap mundësia e fillimit të një faze të re paqësore në Evropë, ndonëse edhe në atë kohë kishte një Luftë të Ftohtë deri në vitin 1989/91. Duket se në shekullin 20 është dashur gjysmë shekulli për të përfunduar ate që është nisur në vitin 1914. Por gjurmët dhe pasojat i gjejmë edhe sot.

Lufta dhe kujtimet

Para disa vitesh kanë vdekur edhe ushtarët e fundit që kanë mbijetuar Luftën e Parë Botërore, që do të thotë se më nuk ka njerëz të gjallë që të kujtojnë këtë kohë. Por kanë mbetur kujtimet e fuqishme në Britani të Madhe dhe Francë, Australi apo Indi. Ndërsa në Gjermani Holokausti dhe ngjarjet e tmerrshme të Luftës së Dytë Botërore kanë mbuluar kujtimet e Luftës së Parë. Në Gjermani kjo Luftë nuk është "La Grande Guerre", "The Great War", "De Grote Orlog", "Lufta e Madhe". Katastrofa më e madhe në Gjermani u zhvillua në periudhën prej 1933 - 1945.

Por edhe dhuna dhe format e reja të dhunës nga kjo kohë duhet të mbeten pjesë e kujtimeve tona, që mund të komplikojnë edhe kohën e sotme.

Jörn Leonhard është profeson i Historisë në Universitetin e Freiburgut. Për Luftën e Parë Botërore ka botuar disa libra.