Christoph Hasselbach
Analist, korrespondent dhe komentues i politikave ndërkombëtare
Si po zhvendoset pushteti gjeopolitik? Cilat aleanca ndërkombëtare po forcohen dhe cilat janë në zhvillim e sipër? A po e ruan Evropa pozitën e saj në botë? Këto janë pyetjet, të cilave ai përpiqet t'u përgjigjet.
Christoph filloi karrierën e tij gazetareske në BBC World Service në Londër dhe u bashkua me DW në vitin 1995.
Ai kaloi pesë vjet me shumë sesione netësh të gjata si korrespondent i Evropës nga Brukseli, në kulmin e krizës së euros.
Ai është pak tradicionalist kur bëhet fjalë për standardet gazetareske: Beson se analiza duhet të jetë objektive dhe e paanshme, të vërtetat e perceptuara duhet të vihen në dyshim dhe gazetarët duhet të vetëpërmbahen e të mos identifikohen me një kauzë, sado e denjë që mund të duket.
Motoja e Christofit është: Në këto kohëra që krizat po bëhen normale, gazetaria e besueshme dhe kompetente është e nevojshme më shumë se kurrë.