1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Champions League

Mimoza Cika-Kelmendi2 Maj 2013

Fitore e thellë e ekipit të Bajerinit ndaj katalanasve në Barcelonë 3:0. Më 25 maj dy ekipe gjermane në finalen e Ligës së Kampionëve.

https://p.dw.com/p/18QLS
Gëzimi i fitores së ekipit të Bajernit në stadiumin Camp Nou në Barcelonë
Gëzimi i fitores së ekipit të Bajernit në stadiumin Camp Nou në BarcelonëFotografi: Lluis Gene/AFP/Getty Images

Ndeshja e ditës së mërkurë në mbrëmje (01.05) mes ekipit të Barcelonës dhe Bajernit të Mynihut ishte, sipas komentatorëve, më perfektja në historinë e lojërave gjermane të futbollit në Ligën e Kampionëve. Bajerni i Mynihut ka fituar në ndeshjen kthyese gjysëmfinale ndaj ekipit të Barcelonës 3:0 dhe me këtë fitore shkon në Londër më 25 maj në finale përballë ekipit tjetër gjerman Borussia Dortmund për trofeun europian.

Lojtari i Bajernit Thomas Mueller pasi shënoi golin
Lojtari i Bajernit Thomas Mueller pasi shënoi golinFotografi: Reuters

Para 96.636 shikuesve në stadiumin Camp Nou në Barcelonë, Robben dhe Müller shënuan dy gola për ekipin bavarez dhe spanjolli Piqué po ashtu me një autogol bëri që djemtë e Mynihut të arijnë një fitore të thellë 3:0 pas asaj, që shënuan në fushën e tyre në Mynih një javë më parë 4:0.

Ishte pikërisht pjesa e dytë (pasi e para përfundoi 0:0), që nisi me një gol të holandezit Robben. Në të 72-tën minutë, spanjolli Pique dërgoi gabimisht topin në portën e tij, duke dyfishuar, ndërsa 4 minuta më vonë Muller shënoi golin e tretë për Bayern-in, ndërkohë që Barcelona nuk humbte 2 ndeshje me eleminim direkt në Europë, që nga viti 1987.

Lionel Messi -ylli i futbollit botëror qëndroi jashtë fushës
Lionel Messi -ylli i futbollit botëror qëndroi jashtë fushësFotografi: picture-alliance/dpa

Një lojë perfekte, por pa Messi-n


"Ne bëmë një lojë të mrekullueshme", tha trajneri i Bajernit, Jupp Heynckes shumë i gëzuar pas fitores. Barcelona i zhgënjeu shumë tifozët e saj, veçanërisht katalanasit, pavarësisht se në lojë mungonte ylli i futbollit botëror, Lionel Messi. Pa Messi-n në fushë, Barcelona u shfaq një skuadër normale dhe larg asaj të magjishmes që ka ofruar në vitet e fundit." Tashmë u pa që ka një dallim të madh mes Barcelonës me Messi-n dhe Barcelonës pa Messi-n. Megjithatë ne fituam në tërësi 7:02", tha Heynckes para gazetarëve.


Ekipi i Dortmundit arriti të klasifikohet ditën e martë në ndeshjen kthyese me Real Madritin edhe pse humbi 0:2, por falë fitorës në ndeshjen e parë në fushën e vet 4:1 ajo shkon për finale në stadiumin Wembley për tu përballur me Bajernin. Kjo është hera e parë, që finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet mes dy skuadrave gjermane dhe po ashtu është hera e parë pas 12 vjetësh, që një skuadër gjermane do ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve.