Bunkerët e regjimit komunist në Shqipëri si hapësira biznesi / Kulti për nazistët - artikulli i gazetës "Der Spiegel"
19 Mars 20101.Qindra mijra bunkere te ndërtuar gjatë regjimit komunist për të luftuar kundër pushtimit imagjinar nga NATO mbeten ende si relike të paranojës së pashembullt të atij regjimi në Shqipëri, sot vendi anëtar i Aleancës Atlantike. Të papërdorur kurrë për qëllime ushtarake në vitet e gjata të atij regjimi, sot idetë inovatore të shqiptarëve po i shndrrojnë në hapësira biznesi dhe tërheqjeje për vizitorët e huaj.
Për më tepër ndiqni reportazhin nga korrespondentja jonë Ani Ruci.
2. Simbolet naziste të Rahjut të tretë tërheqin në shumë pjesë të botës njerëz të ndryshëm. Në artikullin e revistës gjermane me autoritet "Der Spiegel" që do të ndiqni në vijim , autori ndalet në adhurimin që kanë njerëz të thjeshtë në Pakistan dhe në Azinë jugore për Hitlerin dhe të ashtëquajturat "arritje të tij". Mungesa e informacionit për krimet naziste, izolimi në provinca dhe qytete të vogla dhe mosnjohja e dallimit thelbësor midis Gjermansië së sotme demokratike dhe Rahjut të tretë, çojnë për mendimin e autorit në këto keqkuptime të cilat mbajnë gjallë kultin nazist. Me një përmbledhje Auron Dodi