1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bumi i automobileve. Volkswagen shet në Kinë më shumë makina se sa në Gjermani.

Kerstin Lohse27 Shkurt 2004
https://p.dw.com/p/AsB7
Veturë Folksvagen e prodhuar në Shangai
Veturë Folksvagen e prodhuar në ShangaiFotografi: AP
Akoma makinat santana të Volkswagenit dominojnë rrugët e Shangait. Ata qarkullojnë në Kinë që prej mesit të viteteve 80. 2 vjet pas hyrjes së Kinës në organizaten boterore të tregtisë firma Volkswagen është prodhuesi kryesor, që zoteron 30% të tregut. Vitin e kaluar Volkswagen shiti në republikën popullore të Kinës më shumë makina se sa në Gjermani. Koncerni nxori në tregun më të madh të makinave në botë rreth 700. 000 prodhime, 36% më shumë se vitin e kaluar. Duke patur parasysh rritjen e xhiros së shitjes së automobileve dhe faktin që të dyja sipërmarrjet në Kinë prodhojnë me kapacitet të plotë, firma e automobileve me qënder në Wolfsburg do të investojë deri në vitin 2008 edhe 5 miliardë të tjere. Që Kina është tregu me më përfitim për Volkswagenin, e tregon fakti, se kjo firmë investimet e saj të reja do t´i paguajë komplet nga xhiroja i të dy jointventures kineze. Për kete shefi i kryesisë së Volkswagenit, Bernd Pischetsrieder tha:

"Shansi i vetem që kemi është që të gjitha investimet që kerkojnë dyfishimin e kapaciteteve t´i heqim nga xhiroja e të dy jointventurave. Do të thotë asnjë euro i koncernit Volkswagen nuk do të transferohet për zgjerimin e ketij kapaciteti në Kinë. Të dyja këto joint-venture do të mund të financojnë të gjitha investimet nga xhiroja e tyre. Në këtë stad sigurisht që nuk është asnjë nga konkurrentet tanë në mbarë boten."

Për të çarë konkurencen që po behet gjithnjë e më e madhe, Volkswagen ndjek një politikë agresive me modele. Vitin e kaluar firma në Wolfsburg perveç golfit që nuk pati sukses, hodhi në treg katër modele të tjera. Nder ta Polon, Audi A4 dhe Golfin e ri, si dhe Touranin. Por një gjë e dallon Volkswagenin nga konkurrentet e tij. Ndertuesi gjerman i makinave vitet e fundit në mënyre konsekuente është perpjekur që ta lokalizojë prodhimin në kete mënyrë reagimet ndaj luhatjes së valutes janë më pak të ndjeshme. Në Shangai u hap një fabrikë e mekanizmave të transmisionit. Disa muaj më vonë Volkswagen vuri gurin e themelit për një fabrikë motorësh. Vitin e kaluar aty do të fillojë prodhimi i motoreve modernë të nderlidhur. Vetem me shtimin e lokalizimit mund të vazhdojë ulja e shpenzimeve të prodhimit, tha anëtari i kryesisë Volker Weißberger.

"Ka dy gjëra që duhet të kemi parasysh. Njëra është që duhet të amortizojmë një investim të ri shtese, por ne këtë kapacitet të Volkswagenit nuk do ta kishim në vende të tjera, sepse ne llogarisim që tregu të eksplodojë në Kinë. Dhe pastaj kur të pyesim "Ku do të shkojmë" atëhere është fare logjike, që duhet të shkojmë në Kinë, për të evituar shpenzimet logjistike, taksat, doganat dhe të thellojmë lokalizimin kjo ka rendesi dhe në llogari na dalin disa qindra euro diferencë në favor të përqëndrimit tonë në Kinë."

Volkswagen është i vetedijshem, që hovi aktual edhe mund të bjerë së shpejti si dikur në Amerikën e Jugut. Ekspertet presin superkapacitete dhe e konsiderojnë të paevitueshme luftën e çmimeve. Në se eksportet do të jenë për një kohë të gjatë rrugëdalje mbetet e diskutueshme. Sepse shpenzimet e prodhimit janë ende më të larta se në Evropën Lindore, apo në Brazil. Nga ana tjeter fitimet e mbledhura nga joint-ventures duhet të ndahen. Megjithatë Volkswageni po bën përpjekje dhjetorin e kaluar nga prodhimi doli poloja i parë për tregun australian. Deri në vitin 2008 çdo vit do të eksportohen së paku 600 makina. Firma bijë e Volkswagenit në Ingolstadt, Audi dominon në segmentin luksoz dhe kap 40% të tregut. Rreth 63. 000 makina ka mundur të shesë Audi vitin e kaluar në Kinë. Krahas A6 që prej vitit të kaluar në Changchun në Kinën e veriut prodhohet edhe A4. Volkswagen shpreson që të ketë shtim të xhiros. Volkswagen është një nga sipërmarrjet e para, që mori para pak kohe leje që të japë në të ardhmen kredi klinteve të vet. Muajt e ardhshem një dege e Volkswagenit në Kinë do të marrë në dorë drejtimet e firmës.