Bruksel: Takime të ministrave e kryeministrit të Shqipërisë
11 Qershor 2019Një delegacion ministrash nga Shqipëria i kanë dhënë një shtysë agjendës shtetërore për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian në një platformë në Parlamentin Evropian të organizuar nga grupi socialist dhe demokrat i këtij institucioni të lartë të BE-së, të martën (11,05) në Bruksel.
Ministri i Brendshëm i Shqiëprisë, Sandër Lleshaj, dhe ministrja e Drejtësisë, Etlida Gjonaj, prezantuan para një publiku të përbërë nga politikanë të majtë dhe funksionarëve të BE-së arritjet e Shqipërisë në rrugën e reformave dhe përpjekjeve për t'u bërë anëtare e BE-së.
Ky takim u organizua nga Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve, në të cilin është anëtar edhe europarlamentari Knut Fleckenstein, që në përbërjen e kaluar të Parlamentit të BE ka qenë edhe raportues për Shqipërinë.
Paraqitja e politikanëve shqiptarë u prit me pyetje rreth zbatimit të reformës, por në përgjtihësi Shqipëria u lëvdërua nga eurodeputët socialistë, që ishin kryesisht të pranishëm dhe e përkrahin proceisn e zgjerimit të BE-së, duke komentuar se Evropa nuk është e plotë pa Ballkanin, siç u shpreh Fleckenstein.
Në kuadër të grupit të zyrtarëve të Shqipërisë që vizitojnë Brukselin është edhe kryeministri Edi Rama, por ai vet nuk morri pjesë në këtë debat. Kryeministri i Shqipërisë ka takime me zyrtarë të BE-së, duke përfshirë Federica Mogherinin nga doiploimacia e BE-së si dhe Presidentin Jean Caude Junker dhe Presidentin e Këshillit të Evropës Donal Tusk. Në këtë kuadër vlen të theksohet, se është Këshilli i Evropës, forumi ku mblidhen vendet anëtare për të marrë vendimin për çeljen e negociatave.
Çelja e negociatave çështje e vendeve anëtare
Çelja e negociatave për Shqipërinë nuk ka qenë çështje që ka ngecur ndonjëehrë tek Parlamenti Evropian apo tek partitë e majta progresive, por më shumë ka qenë problem me vendet anëtare. Në këtë drejtim Fleckenstein tha, se zgjerimi nuk është çështje që ka ngecur të Bashkimi Evropian, por një çështje që ka ngecur tek vendet anëtare. Ai shtoi, se zgjerimi nuk po ngadalësohet nga mungesa e reformave në Ballkan.
Sa i përket çeljes së negociatave më Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kyçe janë Franca dhe Holanda, të cilat janë parimisht kundër zgjerimit, mirëpo ato kanë shumë rezerva edhe për Shqipërinë. Holanda madje ka iniciuar edhe rikthimin e vizave për shtetasit shqiptarë duke theksuar krimin e organizuar si arsye.
Ministri i Brendshëm Lleshaj, i pyetur nga DW tha, se këto lëvizje kanë të bëjnë me politikën e brendshme të shtetit holandez. "Përqindja e kriminalitetit të kryer nga Shqiptarët në Holandë është pas Lituanezëve dhe Letonezëve”. Sa i përket Francës, e cila ka përjetuar një fluks të madh të azilkërkuesve nga Shqipëria gjatë vitit 2018, Lleshaj tha për DW, se ky fluks është edhe rezultat i ligjeve liberale të Francës sa i përket azilit. "Në Francë ka pasur një anomali krahasur me vendet tjera. Ne po merremi me këtë. Franca është ndryshe pse aplikon politika më liberale sa i përket azilit”, tha Lleshaj.
I pyetur, nëse migracioni ndikon që Franca të jetë kundërshtare e zgjerimit Lleshaj tha, se migracioni ka ndikuar, por "nuk mendoj se ky është motivi bazë i qëndrimit francez, ka edhe motive të tjera të politkës së brendshme. Por ne kemi një tendencë të uljes së numrit të shqiptarëve që shkojnë në BE”.
Mirëpo në disa shifra të bëra publike rreth azilkërkuesve në Evropë agjencia Gjermane DPA ka shkruar, se "është rritur numri i kërkesave për azil nga shtete, qytetarët e të cilave hyjnë në zonën Shengen pa vizë. Mes tyre Venezuela, Kolumbia, Shqipëria dhe Gjeorgjia”, për këtë Lleshaj tha se ai nuk i ka parë shifrat dhe këto nuk përkojnë me të dhënat e tyre.
"Unë do ta verifikoj edhe burimin unë besoj fort se shqiptarët nuk janë më në krye te listave të emigrimit drejt Evropës. Po bëhen vite që tendenca e shqiptarëve për migrim po bie me një ritëm prej 20 për qind në vit. Nuk besoj, por duhet ta verifikojmë. Shifrat tona nuk e verifikojnë këtë tendencë, tha Lleshaj për DW.