Britanikja Doris Lesing fiton çmimin Nobel për letërsi
11 Tetor 2007Reklamë
Autorja britanike Doris Lesing ka fituar çmimin e sivjetshëm Nobel për letërsinë. Akademia mbretërore në Stokholm bëri të ditur se me këtë çmim çmohet, shprehimisht, shkrimtarja epike e përvojës femërore, e cila analizon me skepticizëm, pasion dhe forcë vizionare shoqërinë e fragmentarizuar. Shkrimtarja ndërkohë 87 vjeçare e arriti suksesin ndërkombëtar me romanin e botuar në vitin 1962 'Libri i artë i shënimeve'. Romani u kthye në vepër kult të lëvitjes së grave. Çmimi shoqërohet me 1.100.000 euro.