1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Britania Madhe e BE- Partnerë në çështjet e sigurisë

Kai Küstner
26 Mars 2019

Midis BE dhe Britanisë së Madhe një rol në të ardhmen do të luajnë përveç marrëdhënieve ekonomike edhe tema e sigurisë, pra çështjet ushtarake dhe lufta kundër terrorizmit.

https://p.dw.com/p/3Fehp
Deutschland Minden Treffen Ursula von der Leyen & Gavin Williamson, Verteidigungsminister Großbritannien
Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen dhe ai britanik, Gavin WilliamsonFotografi: picture-alliance/dpa/R. Hirschberger

Brexiti do të shtyhet, kjo është e qartë që nga takimi i nivelit të lartë të BE të premten e kaluar. Megjithëse data e daljes së Britanisë së Madhe nuk është më 29 marsi, rreziku i daljes së prerë nga BE nuk ka kaluar. E qartë është për të gjithë se të dy palët do të mbeten partnerë në një farë mënyre. Përveç marrëdhënieve ekonomike në të ardhmen një rol do të luajnë edhe tema e sigurisë, pra çështjet ushtarake ose lufta kundër terrorizmit. Sa i ngushtë do të jetë bashkëpunimi? Një çështje kjo që ka të bëjë me shumë çështje delikate.

Ministri britanik i mbrojtjes, Gavin Williamson tha në Konferencën e Sigurisë në Mynih pak kohë më parë: "Ne jemi krenarë, shumë krenarë për miqësinë tonë shumëvjeçare me Gjermaninë. 260 vjet më parë ne luftuam krah për krah në betejën e Mindenit". Dhe në kokat e pjesëmarrësve në sallë që fluturuan në historinë jo shumë të re, kuptohet që filluan të ngrihen pyetjet: "Minden, Mindeni? Si ishte tamam puna atje? Në vitin 1759, trupat prusiane të Friedrich-ut të Madh së bashku me britanikët fituan një betejë vendimtarë në "luftën shtatëvjeçare" kundër ushtrisë franceze.

Mesazhi i dhënë nga britaniku duhet të jetë marrë. Sa i përket çështjeve të sigurisë, Mbretëria e Bashkuar është e lidhur aq ngushtë me Gjermaninë, me Europën, sa që ndarja që pritet nuk mund të jetë komplet shkëputje. "Ne kemi kontribuar në sigurinë europiane para se të ekzistonte BE dhe NATO. Dhe ne do të vazhdojmë të kontribuojmë edhe pas daljes nga Bashkimi Europian."

55. Münchner Sicherheitskonferenz -  Gavin Williamson
Ministri britanik i mbrojtjes, Gavin Williamson në Konferencën e Sigurisë në Mynih Fotografi: picture-alliance/dpa/S. Hoppe

Siguria - Interesa të mëdha tek të dyja palët

Por, kjo nuk do të jetë dhe aq e thjeshtë. Deri tani është bërë vetëm një skicim, se si do të jetë partneriteti i ardhshëm midis BE dhe Mbretërisë së Bashkuar. Kjo pjesërisht me vetëdije, sepse për marrëdhëniet e ardhshme në këtë fushë do të diskutohet pas kryerjes së Brexitit, mendon drejtori i Institutit Studimor "Shoqëria gjermane për politikën e jashtme", Christian Mölling. "BE mendon se po t'i japë gishtin britanikëve, ata do të marrin gjithë krahun. Unë mendoj se puna nuk ka ardhur deri aty. Por shqetësimi është se nëse sektori i mbrojtjes bëhet shembull, atëherë britanikët mund të thonë pse nuk e bëjmë të njëjtën gjë dhe në sektorët e tjerë?"

Sipas mendimit të Christian Mölling, dihet se të dy palët kanë interesa të mëdha që mbas ndarjes, të fillojnë sa më shpejt bashkëpunimin në çështjet e sigurisë: "Kur hedhim sytë nga fqinjët tanë, ne kuptojmë se ka është e rëndësishme që të kesh partnerë të fuqishëm. Një Europë e dobët, që do të dobësohet edhe më shumë prej daljes së Britanisë së Madhe, është e interesuar që të lidhet sa më shpejt të jetë e mundur me Britaninë e Madhe, sepse ambienti që na rrethon është shumë i rrezikshëm."

Por, kjo do të jetë shumë e komplikuar. BE dhe Britania e Madhe janë në sherr për "Galileon", sistemin satelitor europian të navigimit, që është menduar t'i bëjë konkurencë sistemit amerikan, "GPS". Meqenëse BE filloi të përjashtonte vendet e treta nga pjesë të caktuara të zhvillimit të programit, Britania e Madhe doli komplet nga programi dhe filloi të mendojë për të marrë pjesë tek konkurruesit. Po aq të vështirë mund të bëhen punën në sektorë të tërë të "sigurisë së brendshme", si për shembull në bashkëpunimin e policive ose në luftën kundër terrorizmit, mendon eksperti Mölling. Sepse ndjekësit e linjës së ashpër të Brexitit këmbëngulin, se duhet dalë nga rendi i përbashkët i ligjeve dhe rrjeteve europiane. "Përndryshe mund të jetë shumë praktike që dikush që kapet në Gjermani me një fletë arresti britanik, të dalë nga burgu sepse avokati i tij mund të thotë: "Urdhërarresti nuk ka vlerë ligjore këtu, prandaj pezullohet."

Nato-Verteidigungsministertreffen Ursula von der Leyen und Gavin Williamson
Ursula von der Leyen dhe Gavin WilliamsonFotografi: picture-alliance/dpa/AP POOL/F. Seco

Lufta e përbashkët për ndjekjen e kriminelëve do të bëhej e pamundur dhe më e vështirë se sa bashkëpunimi ushtarak. Edhe nëse të dy palët bëjnë të ditur se duan patjetër të bashkëpunojnë në fushën e mbrojtjes, ky bashkëpunim nuk është pa pengesa. Për shembull britanikët duan të marrin pjesë në misionet ushtarake të BE: „Kjo mund të rregullohet duke lidhur marrëveshje midis BE dhe Britanisë së Madhe. Por nuk është shumë e thjeshtë, sepse kjo do të thoshte që Britania e Madhe, sipas mendimit të britanikëve, do të duhet të ketë një vend në tavolinën e marrjes së vendimeve. Atë vend, prej të cilit sapo është larguar."

Pjesëmarrje e britanikëve në misionet e BE?

Kjo pikë mund të kthehet në temë diskutimi për të ardhmen: Si mund të lejojë BE në të ardhmen një "ish" vend anëtar, që të ketë në fushën ushtarake po ato përfitime si një vend anëtar? Ose thënë ndryshe, pse do të duan ushtarët britanikë të marrin pjesë në misionet e BE, kur nuk do të kenë të drejtë të thonë fjalën e tyre? Sipas vlerësimit të ekspertëve, dalja e britanikëve nga misionet ushtarake europiane si përshembull nga luftimi i kontrabandistëve në Detin Mesdhe, nuk përbën ndonjë problem të madh.

Në nivel europian gjithnjë ka pasur rezerva dhe shumë aktivitete janë kryer në kuadër të NATO-s. Por, nëse një ditë prej ditësh Europa do të marrë detyra më të mëdha për të kryer?„Nëse do të ndodhnin prapë gjëra të tilla si luftërat ballkanike, atëherë pa britanikët do të ishte e vështirë. Sipas një vlerësimi të bërë me përafërsi, 20 përqind e kapaciteteve të BE dhe 25 përqind e kapaciteteve më të rëndësishme ushtarake, që kanë të bëjnë me zbulimin dhe transportin, ofrohen prej britanikëve. Pyetja është a do të vazhdojnë ta bëjnë ata të njëjtën gjë edhe më pas?"

Deutschland Minden Treffen Ursula von der Leyen & Gavin Williamson, Verteidigungsminister Großbritannien
Fotografi: picture-alliance/dpa/R. Hirschberger

Brexit - terapi shoku për europianët në fushën e mbrojtjes

Historisë nuk i mungon ironia, këtë e tregon edhe Brexiti. Londra e ka pas bllokuar për vite dhe dekada me radhë çdo gjë të kishte të bënte me forcimin e bashkëpunimit ushtarak në BE, kurse tani, që ka dalë tek dera për t'u larguar, tregon një entuziazëm që pak vetë në kontinent do ia besonin britanikëve. Sidoqoftë, Mbretëria e Bashkuar tregon interes të madh për të marrë pjesë në këtë proces. Gjë që sigurisht ka të bëjë jo vetëm me humbjet që i krijohen industrisë britanike të armatimeve, tani që BE i shtyn projektet e reja të krijuara me fondin e përbashkët të mbrojtjes, qoftë për dronet qoftë për ndonjë pajisje tjetër. Një frikë që ndihet edhe në SHBA. Williamson thotë: "Ne përshëndesim aleatët europianë që kanë bashkuara kapacitetet dhe ia venë ato në dispozicion aleancës tonë. Por, po aq e rëndësishme është që kur flasim për zhvillimin e kapaciteteve, Bashkimi Europian të mos përjashtojë vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Europian, por janë anëtare të NATO-s."

Ministri britanik i Mbrojtjes, Williamson kujtoi në Konferencën e Sigurisë në Mynih se padyshim që Brexiti ka qenë në gjendje që së bashku me presidentin amerikan Trump, t'u bëjë të qartë europianëve me anë të një terapie shoku, se duhet të bëhen të pavarur në çështjet ushtarake. Kurse tek britanikët duket se megjithëse po shqiten nga BE, ekziston interesi për rritjen e bashkëpunimit europian në fushën e mbrojtjes. Bashkimi Europian nuk do e lejë të shkojë kot këtë hov të ri të një fuqie atomike dhe të vendi anëtar të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB.