1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Brigitte Macron-kush është gruaja në krah të Emannuel Macron

Maria Christoph
30 Prill 2017

Në portretet e Brigitte Macron, shpesh tematizohet mosha e saj, 24 vjet më e madhe se Emmanuel Macron. Por kush është kjo grua?

https://p.dw.com/p/2c7au
Frankreich Präsidentschaftswahl 2017 | Emmanuel Macron & Ehefrau Brigitte Trogneux
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/C. Petit Tesson

Kur u publikuan më 23 prill rezultatet e para të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, Emmanuel Macron që kryesonte ndaj kandidates populiste Le Pen, u ngjit në skenën e lëvizjes "En Marche!"- Përpara nën brohoritjen e përkrahësve. Por  39 vjeçari nuk ishte vetëm. Dorë për dore me të u ngjit edhe gruaja e tij, Brigitte, 64 vjeç. Në radhët e para një grua formon me duar zemrën dhe thërret  - "Brigitte! Brigitte! Brigitte!"

Dashuria e Emmanuel Macron, Brigitte Macron, lindur Trogneux, mësueses së frëngjishtes e latinishtes duket se është pranuar nga francezët. Në të njëjtën kohë ajo kthehet edhe në tabelë qitjeje për kundërshtarët e Emmanuel Macron. Kush është kjo grua që në fillim të karrierës së tij ra në sy për fundet e shkurtër e flokët e bjondizuar?

Historia në "Paris Match"

Brigitte Trogneux është vajza e vogël e gjashë fëmijëve të Simone dhe Jean Trogneux nga Amiens, një qytet universitar, 140 km larg Parisit. Ajo është rritur në një familje të pasur, pronare e një manufakture çokollatash, e njohur për specialitetin "Macrons d'Amiens".

Më shumë nuk dihet për të shkuarën e gruas së Emmanuel Macron. Me bashkëshortin e parë, bankierin André Louis Auzière, ajo ka dy vajza dhe një djalë. Deri para dy vitesh Brigitte Macron punonte si mësuese, pastaj e la punën për t'iu kushtuar karrierës së bashkëshortit Macron.

Frankreich Präsidentschaftswahl 2017 | Brigitte Trogneux, Ehefrau von Emmanuel Macron
Fotografi: picture-alliance/Anadolu Agency/A. de Russe

Çifti i famshëm i Francës është njohur në grupin e teatrit të shkollës jezuite "La Providence" në Amiens. Nxënësi i atëhershëm 17 vjeçar dhe mësuesja 41 vjeçare punonin së bashku për inskenimin e pjesës "Arti i Komedisë”. "Ndjeja që po lëkundesha, por edhe ai”, ka thënë Brigitte Macron kundrejt "Paris Match", një nga revistat ilustruese më të njohura franceze.

"Pavarësisht se çfarë bën ti, unë do të martohem me ty”

„France 3" ka publikuar videon e pjesës teatrale të vitit 1993, ku Macron qëndron në cep i drojtur. Macron ndërroi  shkollë vitet e fundit dhe u fut në gjimnazin elitar parizien Henri IV, ndërkohë që mësuesja qëndroi në Amiens. Megjithatë të dy e ruajtën kontaktin, telefononin me orë herë pas here. Revista "Paris Match” ka publíkuar historinë e dashurisë dhe fjalinë e njohur ndërkohë që Macron i ka thënë mësuese së tij. "Pavarësisht se çfarë bën ti, unë do të martohem me ty.”

Në vitin 2007 kjo dëshirë u bë realitet. Brigitte Auzière ofroi divorcin dhe u bashkua me Emmanuelin në Paris. Kur Macron u bë person i njohur publik, francezët e kishin të vështirë fillimisht të mësoheshin me çiftin me dallim moshe.

Macron - simpatik për femrat

Tani kjo lidhje e pazakontë nuk habit më njeri, madje femrat e quajnë të guximshëm përkushtimin publik të Emmanuel Macron për këtë femër. Për to, kjo lidhje të thotë shumë për një njeri që arriti të bindë një grua dukshëm më të madhe në moshë, dhe tani po përpiqet të bindë një vend të gjithë.

Frankreich Brigitte Trogneux Frau von Emmanuel Macron
Fotografi: Reuters/S. Mahe

Brigitte Macron e ka shoqëruar bashkëshortin në fushatën zgjedhore. Shpesh ajo qëndron në publik duke shikuar me buzëqeshje Emmanuel Macron. Por Brigitte Macron luan rol aktiv edhe në strategjinë e fushatës zgjedhore të bashkëshortit dhe organizimin e tubimeve publike. Ndryshe nga kryetarja e Le Pen, çifti Macron e lejon publikun francez t'i hedhë një vështrim jetës së tij private. Pavarësisht zërave se në këtë prezantim ka edhe inskenim, gruaja që ka shanse të jetë zonja e parë e Francës më 7 Maj, është mjaft e lirshme kur flet para mediave. "Pse duhet që Macron të zgjidhet këtë vit president? Përfytyroni si do të dukem unë në vitin 2022?”