"Breshëri në kokë" - shpëlarja e trurit dhe karikaturat në kohën e komunizmit
Ekspozita “Breshëri në kokë” organizuar në Tiranë në kuadër të Tetorit Gjerman nga Fondacioni Hans Seidel dhe CEAPALNET hedh dritë sesi karikarura gjatë atij regjimi u shndërrua në instrument të fuqishëm propagande.
“Edhe bar do të hamë, por imperializmit nuk ia shtrijmë kurrë dorën”
Propaganda e regjimit komunist në Shqipëri: “Edhe bar do të hamë, por imperializmit nuk ia shtrijmë kurrë dorën” plotësohej me instrumentalizimin e artit të karkaturës, që për kreditë dhe ndihmat nga jashtë jepnin imazhin e “rënies në greminë” për të përligjur varfërinë e skajshme ku jetonin shqiptarët, kur u zbatua regjimi i racionimit të produkteve ushqimore ose siç njihet “regjimi i tallonit”.
Indoktrinimi dhe mbytja e lirisë së fjalës
Indoktrinimi dhe mbytja e lirisë së mendimit dhe shprehjes së lirë karakterizuan jetën e shqiptarëve gjatë 46 viteve të regjimit komunist. Pikërisht për këtë tipar të qenësishëm të atij regjimi stigmatizohet “bota borgjezo- revizioniste”, një eufemizëm që përdorte regjimi për Perëndimin dhe ish-Bashkimin Sovjetik.
Anatemimi dhe ndalimi i modës perëndimore
Moda perëndimore e të krehurit dhe të veshurit u anatemuan dhe ndaluan nga regjimi komunist në Shqipëri. Ndjekja e tyre nga rinia në ish-Bashkimin Sovjetik paraqitet si një “lëshim” i Brezhnjevit për të përdorur rininë sovjetike për arritjen e synimeve të politikës së tij të jashtme.
Karikatura si mjet për të formuar ”njeriun e ri”
Karikaturat gjatë regjimit komunist u drejtuan edhe kundër fenomenve negative që shiheshin si pengesë për të formuar ”njeriun e ri” të tilla si shpërdorimi i kohës së punës, dembelizmi, etj.
Në shërbim të utopisë së ndërtimit të socializmit
Edhe fryeja e organikave të institucioneve gjatë regjimit komunist kritikohej si një fenomen negativ për “brumosjen e njeriut të ri” që duhej të rriste vazhdimisht rendimentin në punë për t’i shërbyer utopisë së ndërtimit të socializmit.