1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Borut Pahor - presidenti i ri slloven

AG/Elona Elezi3 Dhjetor 2012

Borus Pahor ka fituar balotazhin e zgjedhjeve presidenciale, raportoi televizioni shtetëror slloven. Ish-kryeministri ishte parashikuar që të mposhtte rivalin e tij në detyrë, Danilo Türk.

https://p.dw.com/p/16ugZ
Presidenti i ri Borut Pahor
Presidenti i ri Borut PahorFotografi: Reuters

Me 96% të votave të numëruara, social-demokrati Pahor fitoi 67% , ndërkohë që i pavaruri Danilo Türk mori 33% të votave, raportoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Libjanë. Zgjedhjet në Slloveni u mbajtën mes pakënaqësisë në rritje për shkurtimet e  mëdha të shpenzimeve, të ndërmarra për të shmangur një plan ndërkombëtar shpëtimi. Vota e së Dielës erdhi vetëm pak ditë pas protestave kundër masave të shtrëngimit që shpërthyen në kryeqytet me 15 persona të plagosur, dhe që krijoi frikën se kriza ekonomike mund ta shtynte Slloveninë drejt trazirave sociale. 

BE monitoron zgjedhjet

Bashkimi Evropian ndoqi nga afër zgjedhjet. Sllovenia premtoi që të ndjekë shkurtimet në buxhet dhe ndryshimet bankare, për të shmangur kërkesën për ndihmën e BE-së. Afro 1.7 milion njerëz ishin të përshtatshëm për të votuar. Pahor ka mbështetur disa masa shtrënguese të qeverisë, ndërkohë që Türk ka qenë një kritik i ashpër i tyre. Një sondazh opinionesh, i kryer përpara zgjedhjeve nga gazeta Dnevnik i dha Pahor-it 53.1% mbështetje, krahasuar me 31.6 për Türk. Raundi i parë i votimeve që u mbajt në 11 nëntor të këtij viti ishte shumë i ngushtë, me Pahor që mori 40% të votave dhe Türk që mori 36%, i cili kishte hyrë në garë si favorit.