1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Boris Johnson: Vrasjet në Bucha jo shumë larg gjenocidit

7 Prill 2022

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, iu drejtua qytetarëve rusë me një video-mesazh. Në të Johnson tha se nuk beson se presidenti Putin vepron në emrin e tyre.

https://p.dw.com/p/49YyV
Gedenkgottesdienst für Prinz Philip
Fotografi: Matt Dunham/AP/dpa/picture alliance

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, foli gjatë video-mesazhit rusisht. Ai tregoi për masakrën në qytetin Bucha dhe u bëri thirrje qytetarëve rusë që të informohen për realitetin dhe të zbulojë të vërtetën rreth pushtimit të Ukrainës dhe ofensivës brutale të Vladimir Putinit në Ukrainë. Boris Johnson tha se nuk beson se presidenti Putin vepron në emrin e tyre.

Ukraine | Spurensicherung in Butscha
Johnson: Vrasjet në Bucha "nuk janë shumë larg gjenocidit"Fotografi: Jamie Wiseman/Daily Mail/Solo Syndication/dmg media Licensing/picture alliance

Kryeministri i Britanisë së Madhe tha se vrasjet në Bucha "nuk janë shumë larg gjenocidit" dhe shtoi se Britania e Madhe do të vendosë më shumë sanksione ndaj regjimit të Putinit.

Sanksionet po veprojnë

Duke folur për sanksionet ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, tha se sanksionet e deritanishme ekonomike kishin pasur një "ndikim gjymtues" dhe "e kanë rikthyer ekonominë ruse në epokën sovjetike".

Ukraine | Hund neben der Leiche einer getöteten Frau in Butscha
Fotografi: Felipe Dana/AP/picture alliance

Edhe ambasadorja e Britanisë së Madhe pranë Kombeve të Bashkuara, Barbara Woodward, u shpreh pas lajmeve nga Bucha dhe pamjeve të trupave që dergjeshin në rrugë si dhe të varrezat masive se këto pamje dhe lajmet për vrasje dhe përdhunime që vijnë nga Bucha janë "të tmerrshme, prova të mundshme për krime lufte dhe ndoshta gjenocid".