Boateng futbollisti i vitit
15 Gusht 2016Jérôme Boateng, mbrojtësi i FC Bayern München, u zgjodh nga revista "Kicker" si futbollisti i vitit - duke lënë me shumë pikë pas Thomas Müller-in dhe Robert Lewandowski-n.
Boatengu ndjek ish-lojtarin e Wolfsburgut Kevin De Bruyne, i cili e fitoi në zgjedhjet e vitit të kaluar këtë titull që jepet që nga viti 1960.
"Nuk mund ta përshkruaj se ç'mendime më shkojnë në mendje. Natyrisht jam shumë krenar që arrita të fitoj një gjë të tillë", tha Boateng për një intervistë të botuar të hënën (15.08) në revistën "Kicker". 27-vjeçari është mbrojtësi i parë, i cili merr këtë çmim, që pas nderimit me të të Jürgen Kohler në vitin 1997.
Löw në vendin e gjashtë
Titullin trajneri i vitit e fitoi Dirk Schuster për punën e tij me ekipin Darmstadt 98. Trajneri i ri i Augsburgut fitoi 256 vota duke mundur trajnerin e Dortmundit Thomas Tuchel (134 vota) dhe ish-trajnerin e Bayern-it Pep Guardiola (54 vota). Trajneri i kombëtares gjermane Joachim Löw arriti vetëm në vendin e gjashtë me 19 vota.
Si lojtare e vitit u zgjodh Alexandra Popp me 109 vota. Sulmuesja e ekipit VfL Wolfsburg, aktualisht aktive në Lojërat Olimpike në Rio, fitoi duke lënë pas Mandy Islacker (1. FFC Frankfurt me 63 vota) dhe Melanie Behringer (Bayern Munich me 42 vota).