Kur rumunët dalin tani në natyrë, mund t'u ndodhë të hasin miq të vjetër, disatonësh që konsideroheshin të zhdukur prej 200 vjetësh. Bizonët europianë janë sërish të lirë në Karpatet rumune. Por jo të gjithë banorët e fshatrave në jug të Karpateve janë të entuziazmuar për rikthimin e tyre. Edhe pse bizonët ishin të parët në këto territore dhe njerëzit ua rrëmbyen atyre hapësirën e jetesës.