1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Bisedime të vështira për Sirinë në Gjenevë

Barbara Wesel15 Prill 2016

Bisedimet për paqen në Siri vazhdojnë në Gjenevë. Organizimi i zgjedhjeve nga regjimi i Asadit pikërisht në të njëjtën kohë, është një nga pengesat e shumta për suksesin e bisedimeve. Sinjalet e ujdisë janë të dobta.

https://p.dw.com/p/1IW63
Genf Friedensgespräche zu Syrien - Staffan de Mistura
Staffan de Mistura, ndërmjetësuesi i OKB-sëFotografi: Reuters/D. Balibouse

Kur rifilluan bisedimet e paqes të mërkurën (13.04) ndërmjetësuesit e opozitës siriane fillimisht ishin vetëm në sallën gjigande në ndërtesën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë bashkë me të ngarkuarin e OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura. Përfaqësuesit e qeverisë siriane i bashkohen të premten (15.04) raundit të Gjenevës, sepse më parë ata duhet të votojnë në Siri.

Edhe caktimi i datës së zgjedhjeve tingëllon si provokim: Regjimi i Asadit në të njëjtën kohë me rifillimin e bisedimeve të paqes në Gjenevë mban zgjedhje në Siri. Një pengesë tjetër për bisedimet. Zëdhënësi i opozitës, Asad Zoabi ka bërë fjalë për një farcë, që nuk ia vlen ta marrësh seriozisht. Ndërkohë de Mistura kërkon progres në bisedime. Sipas qëndrimit të tij, nga Gjeneva duhet të dalin sinjale për kalimin në një proces politik.

Genf Friedensgespräche zu Syrien
De Mistura takon delegacionin e opozitës siriane, (13.04)Fotografi: Reuters/D. Balibouse

Fazë kritike

Duhet theksuar se të dyja palët nuk ulen përballë njëri-tjetrit në këto negociata. Ndërmjetësuesi ndërkombëtar, de Mistura do të flasë më palët më vete. Ai ka zgjedhur këtë format, sepse një raund i mëparshëm në Gjenevë degjeneroi në sharje dhe britma. Të dyja palët nuk mund të ulen në tryezën e bisedimeve as me praninë ndërkombëtare. Dhe jo vetëm nga ana formale, por as nga ajo përmbajtësore nuk ka ndonjë afrim të qëndrimeve. Takimet para pashkëve përfunduan pa asnjë rezultat.

Tani ka ardhur koha që të ecet përpara në çështjet bazë, tha de Mistura para fillimit të raundit të dytë të bisedimeve. Rreziku është që ato të rrotullohen vetëm tek temat që preokupojnë palët më vete, pa arritur në ndonjë kompromis. Përfaqësia e opozitës ka rrezik të humbasë unitetin brenda delegacionit. Në kampin opozitar janë bashkuar rreth 40 grupime, të ardhura nga një spektër shumë i gjerë politik dhe ushtarak. Padurimi është duke u rritur gjithmonë e më shumë.

Sulme dhe masakër

Lista e akuzave të opozitës kundër qeverisë është e gjatë: Vetëm në mars regjimi i Asadit ka shkelur 2000 herë armëpushimin, ka hedhur 420 bomba kundër popullatës, ka kryer 21 masakra me numër të madh të vdekurish tek popullsia siriane. Ushtria e Asadit ka si objektiv goditjeje si civilët ashtu edhe spitalet, thotë opozita. „Armëpushimi shkelet me vetëdije rregullisht dhe vihet në pikëpyetje“, shprehet Asad Zoab, kryendërmjetësuesi i Komitetit të Lartë të Negociimit, (High Negotiating Committee (HNC).

Syrien Parlamentswahlen - Stimmabgabe Baschar al-Assad
Delegacioni i qeverisë siriane, pati vonesa për shkak të zgjedhjeve. Në foto: Bashar al-Asad votonFotografi: Reuters/SANA

Edhe gjendja humaniatre në rajonet e pushtuara nga qeveria është shumë e vështirë, as kërkesat e opozitës për lirimin e të burgosurve, nuk janë plotësuar. „Qeveria nuk është aspak e interesuar për zgjidhje politike dhe në suksesin e bisedimeve“, konkludon opozita.

Koha e duhur për progres

Megjithatë detyra e ndërmjetësuesit të OKB-së është vazhdimi e jo dështimi i bisedimeve. De Mistura thotë se në udhëtimet e tij në Damask, në Moskë e Teheran ka marrë gjithmonë garanci se ka interes për një zgjidhje e tranzicion politik. Nëse zgjidhja politike nënkupton vazhdimin apo largimin e Asadit nga pushteti-këtë nuk e kanë ndarë përfundimisht të fuqishmit që mbështesin regjimin e Asadit. Por vazhdimi i bisedimeve varet nga këto dy çështje kardinale: A janë të gatshëm përfaqësuesit e qeverisë të lejojnë shtrimin e pyetjes për të ardhmen e Asadit? Dhe: A reziston armëpushimi edhe në të ardhmen?

Ndërmjetësuesi i OKB-së thotë se tani është momenti i duhur për të konfirmuar një armëpushim të detyruar. Ende shkeljet e tij janë „incidente dhe jo shpërthim masiv“, interpreton de Mistura. „Duhet të ecim në atë drejtim që të fillojmë diskutimin për tranzicionin politik“, thotë de Mistura. Këtë sprovë ai mund ta vazhdojë sa kohë që palët qëndrojnë në tryezën e bisedimeve në Gjenevë. Por vendimi se deri ku do të arrijë de Mistura me këtë sprovë, merret në Moskë.