Pishinat në Berlin: Topless për të gjithë
14 Mars 2023Reklamë
Një zëdhënës i operatorit të pishinave publike të Berlinit njoftoi se në pishinat publike të kryeqytetit tani e tutje u lejohet të gjithë njerëzve pavarësisht nga gjinia të lahen gjoksjashtë (topless).
Në dhjetor të vitit të kaluar stafi i një pishine në Berlin i kërkoi një gruaje 33-vjeçare të mbulonte gjoksin. Ajo refuzoi dhe prandaj e përjashtuan nga pishina. 33-vjeçarja paraqiti më pas një ankesë, duke iu referuar ligjit kundër diskriminimit.
Ky rast tërhoqi vëmendjen në të gjithë Gjermaninë ku grave zakonisht nuk u lejohet që të lahen gjokszbuluar.